Basha: Strategjia e vetme e Ramës, ajo e konfliktit. Bashkia, e pandikuar nga vendimet politike
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha në një prononcim për mediat teksa merrte pjesë në inspektimet e punimeve të shkollës Ahmet Gashi në Laprakë, e cilësoi si politik vendimin e këshilltarëve të LSI-së për të bashkuar votat me ata të Partisë Socialiste.
Basha shprehu garancinë se bashkia e Tiranës do të vijojë edhe pas këtij vendimi me përkushtim punën e saj, e vendosur për të çuar deri në fund të gjitha projektet.
Ai akuzoi ish kreun e bashkisë, Edi Rama se e vetmja strategji e tij është ajo e konfliktit dhe se do të jetë populli i cili do ta japë përgjigjen me votë në 23 qershor.
17 prill 2013 (gazeta-Shqip.com)
Basha: Strategjia e vetme e Ramës, ajo e konfliktit. Bashkia, e pandikuar nga vendimet politike burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email