E Shtunë, 31 Tetor 2026

I djegin makinën trajnerit të karatesë

Gazeta Shqip

Lezhë

Policia e Lezhes, Foto Ilustruese

Policia e Lezhes, Foto Ilustruese

Një automjet është përfshirë nga flakët rreth mesnatës në lagjen Besëlidhja të Lezhës. Makina Opel, me targa AA 083 AB, në pronësi të shtetasit Dritan Suli, trajner karateje, ka qenë e parkuar në parkimin e pallatit. Burime në vendngjarje thonë se automjetit i është thyer xhami dhe më pas dyshohet të jetë spërkatur me benzinë dhe i është vënë zjarri. Automjeti është shkrumbuar tërësisht. Zjarrfikësja ka arritur të shuajë flakët e zjarrit, ndërkohë që banorët janë e pallatit janë tronditur nga shpërthimi. Pronari i makinës thotë se automjeti ka qenë në gjendje të mirë teknike, duke përjashtuar kështu rënien e zjarrit në mënyrë aksidentale. Zjarri ka shkrumbuar tërësisht automjetin në brendësi, ndërsa tek pjesa e motorit nuk ka pasur dëmtime, çka hedh dyshime për zjarrvënie të qëllimshme. Në vendngjarje ka mbërritur policia dhe grupi hetimor, i cili po heton për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve zjarrvënës.

A. B.

I djegin makinën trajnerit të karatesë burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›