E Diel, 1 Nëntor 2026

Dorëhiqet edhe anëtarja e PS në KQZ, Albana Shylla: U cenua pavarësia e çdo anëtari

Gazeta Shqip

albana shtyllaNjë tjetër anëtar i KQZ ka dhënë dorëheqjen paraditen e sotme. Albana Shtylla, përfaqësuesja  e propozuar nga PS si anëtare e institucionit më të larë zgjedhor KQZ ka dhënë dorëheqjen e parevokueshme nga posti që mbante.

Dorëheqja e saj është prezantuar në KQZ rreth orës 10:30 dhe ka ardhur për të njëjtat arsye sikurse dorëheqja e një ditë më parë nga ana e nënkryetarit të KQZ Denar Biba.

Sipas Shtyllës, akti i kuvendit për zëvendësimin e një anëtari të KQZ ka cenuar pavarësinë e çdo anëtari.

Zbatimi i ligjit dhe paanësia politike më ka karakterizuar gjatë karrierës sime. Kushdo që do të ishte në kushtet kur i cenohet garancia ligjore dhe integriteti profesional do të bënte të njëjtën gjë u shpreh Shtylla në një prononcim për mediat.

Në këtë mënyrë dy anëtarë të PS në KQZ japin dorëheqjen duke e futur në në kaos institucionin më të lartë të zgjedhjeve.

17 prill 2013 (gazeta-Shqip.com)

Dorëhiqet edhe anëtarja e PS në KQZ, Albana Shylla: U cenua pavarësia e çdo anëtari burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›