Basha: Të mos harrojmë që beteja jonë e vetme është me Ramën

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, vijon turin si pjesë e garës për kryetar të PD. Në takimin me qytetarët e Lezhës, Basha ka theksuar se beteja e vetme e demokratëve duhet të jetë ndaj kryeministrit Edi Rama, dhe se ata duhet të dalin më të bashkuar nga 13 qershori. Kryedemokrati e cilësoi si “masakër zgjedhore” zgjedhjet e 25 prillit, e për këtë arsye, kërkoi besën e demokratëve të Lezhës, për ta votuar më 13 qershor, e të gjithë së bashku të nisin aksionin e ardhshëm opozitar.