E Enjte, 5 Nëntor 2026

Konferenca e kryetarëve vendos: Më 9 qershor votohet për shkarkimin e Metës

Konferenca e Kryetarëve ka caktuar datën e seancës se kur do të votohet raporti i Komisionit Hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta. 

“Konferenca vendosi që seanca plenare  për shqyrtimin e kërkesës së një grupi deputetësh për shkarkimin nga detyra të Presidentit të Republikës, të zhvillohet në datën 9 qershor, ditën e mërkurë, në orën 10:00”, thuhet në njoftimin zyrtar të Kuvendit.

Më 28 maj, komisioni hetimor miratoi raportin për shkarkimin e presidentit, sipas të cilit u konstatuan 16 shkelje që kreu i shtetit kishte bërë.

Për të shkarkuar kreun e shtetit, mazhoranca, sipas nenit 88 të Kushtetutës, duhet të marrë jo me pak 94 vota. 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›