E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ shtyn ne kohe te pacaktuar zyrtarizmin e fituesit te Tiranes

Ristani Sna kane mberritur tabelat kemi edhe 48 ore kohe

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur per te shtyje deri ne nje kohe te papercaktuar shpalljen e fituesit te zgjedhjeve per Bashkine e Tiranes ndersa dje ka vijuar shqyrtimin e disa ankesave nga komunat per procesin zgjedhor te 8 majit. Ndonese vemendja e te gjitheve ishte perqendruar tek nxjerrja e rezultateve per Tiranen si pasoje e tabelave te nxjerra nga 11 Komisionet Zonale te Administrimit Zgjedhor te Tiranes ne fillim te dites kryetari i KQZ-se Arben Ristani deklaroi se kjo nuk mund te ndodhte pasi KZAZ-te ende nuk kishin dorezuar procesverbalet ne KQZ. Nga ana tjeter Ristani duke cituar Kodin Zgjedhor deklaroi se kur kjo te ndodhte atehere ne funksion te Komisionit viheshin ne dispozicion edhe 48 ore shtese te mjaftueshme keto per te nxjerre rezultatin final ne kryeqytet.

Procedurat ligjore jane te parashikuara ne nenin 123 te Kodit Zgjedhor dhe ne baze te ketij neni KQZ-ja merr tabelat e rezultateve nga KZAZ-te e Tiranes do ti beje nje verifikim atyre per menyren se si eshte pasqyruar rezultati dhe brenda 48 oreve nga momenti qe do te kete te gjitha tabelat do te kete nje tabele permbledhese per rezultatin e Tiranes - shpjegoi Ristani duke e vene theksin tek fakti se ky 48 oresh niste nga momenti qe ne KQZ vinte tabela e fundit e te gjitha KZAZ-ve. Ne kete kuader kryetari i KQZ-se deklaroi se deri ne keto momente ne kete institucion kishin ardhur me shume se gjysma e tabelave nga KZAZ-te dhe ne fund te dites se djeshme ato priteshin te vinin te gjitha. Nisur nga keto kushte duket se certifikimi nga ana e KQZ-se per kryetarin e Bashkise se Tiranes varet nga koha kur vete KZAZ-te do ti cojne keto procesverbale ne KQZ dhe po keshtu nga vullneti i ketij institucioni per te gjetur kohen brenda dy diteve per ti shpallur keto rezultate. Kjo ceshtje u diskutua dhe u debatua edhe ne mbledhjen e pasdites se djeshme te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve. Perfaqesuesi i PS-se ne KQZ Genc Gjoncaj theksoi se ishte e hera e pare qe ai shikonte nje zvarritje te tille ne nje proces normal dhe te thjeshte sic ishte ai i nxjerrjes se tabeles me rezultatet finale per kryetar bashkie. Gjoncaj kerkoi qe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve te mbaje te njejtin standard ne lidhje me procesin pra te shkarkoje komisioneret qe nuk zbatojne ligjin. Kerkesa e perfaqesuesit te PS-se ka ardhur pasi ende nuk eshte firmosur nga perfaqesuesit e mazhorances te cilet kane shumicen ne KZAZ-ne nr.49 qe perfshin njesine bashkiake nr.5 zone qe i dha realisht fitoren Rames ne Tirane. Nga ana tjeter perfaqesuesi i Partise Demokratike ne KQZ Njazi Kosovrasti dhe ai i Levizjes Socialiste per Integrim Ylli Manjani deklaruan se ne kete proces nuk duhet te kishte asnje ngutje per shkak se ai kerkonte kohen e tij dhe nje saktesi te madhe. Nga ana tjeter dy perfaqesuesit e partive te mazhorances ngriten edhe shqetesimin per sa i perket fleteve te reja te votimit per kryetar te Bashkise se Tiranes te cilat po vijonin te gjendeshin ne kutite e keshillave bashkiake dhe ato per kryetar te njesive bashkiake ne Tirane. Por kryetari i KQZ-se Arben Ristani theksoi se per keto raste ishte e udhes qe KZAZ-ja perkatese te bente nje vendimmarrje dhe me pas te ishte KQZ-ja ajo qe te vihej ne levizje nese dikush nga palet ankohej per kete vendimmarrje. Sot pritet qe KQZ-ja te vijoje ne menyre normale procesin per shqyrtimin e ankesave te shumta qe kane depozituar prane saj ne kuader te procesit zgjedhor te 8 majit per bashkite dhe komunat ne vend. Numri i ankesave pritet te vije gjithnje e ne rritje nisur edhe numri i madh i subjekteve dhe kandidateve te cilet u bene pjese e zgjedhjeve vendore te 8 majit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›