Basha Te numerohet cdo vote bllokimi i procesit nuk u sherben qytetareve
Kandidati për kryebashkiak në Tirane, Lulzim Basha, tha në një konferencë për shtyp, se ngadalësimi dhe bllokimi i numërimit të votave nuk u shërben qytetarëve.
“Në fillim, dua të falënderoj të gjithë komisionerët, numëruesit dhe vëzhguesit, një pjesë e të cilëve kanë punuar gjithë natën për të siguruar një proces të ndershëm të numërimit të votës.
E di që shumë nga ju janë të lodhur, dhe në emër të gjithë qytetarëve dua t’iu falenderoj për punën që bëni.
Ne kemi parë këto ditë demokracinë të funksionojë. Ka ende shumë vota për tu numëruar dhe une jam i angazhuar të pres që këto vota të numërohen në mënyrë korrekte dhe të ndershme”, tha ai.
Duke shtuar se sytë e gjithë botës janë drejtuar në Tiranë, dhe është e rëndësishme që ky proces të vazhdojë dhe qyteti ynë të ndihet krenar zgjedhjet qe beri.
“Të gjithë qytetarët, pavarësisht bindjeve politike, e meritojnë këtë gjë.
Eshtë koha që gjithë qytetarët të bashkohen, sepse ne të gjithë jemi të interesuar që çdo votë të numërohet.
Megjithëse tendenca e rezultatit shkon në drejtimin tonë, dhe unë mbetem i sigurt në fitore, asnjë kandidat nuk duhet të paragjykojë votën ende pa u dëgjuar zëri i secilit qytetar. Të gjithë zërat duhet të dëgjohen, të gjithë votat duhet të numërohen.
Çdo ngadalësim dhe bllokim i numërimit të votave, nuk i shërben qytetarëve dhe Tiranës”, përfundoi Basha.