Basha: Tirana europiane, gjelbërim e infrastrukturë moderne
Bashkia e Tiranës, pas shpalljes së projektit fitues të bulevardit, i drejtohet një tjetër projekti, atij të planit urbanistik. Kyrebashkiku Luzim Basha ka vizituar një eskpozitë të stafit akademik dhe studentëve të Inxhinerisë së Ndërtimit mbi vizionet e tyre për planin urbanistik.
Studentët pas një studimi të bërë me heret kanë hedhur në letër idenë e tyre se si duhet të jetë Tirana në 20 vitet e ardhshme. Nga ana e tij Basha është treguar optimist për punën e bërë, duke thënë se së bashku do të hidhen themelet e një Tirane Europiane.
Kryebashkiaku Basha tha se është në interes të të gjithëve për të parë projekt-idetë e studentëve si dhe marrja në konsideratë e cdo mendimi për zhvillimin e mëtejshëm të kryeqytetit.