E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kartolina nga Shqipëria për botën- Një geto e harruar (FOTO)

Share

Dy hapa nga Universiteti dhe 15 minuta me makinë nga Parlamenti, një geto ku janë mbyllur të harruarit e Shqipërisë: mijëra persona të padukshëm. Këta në fakt (shqiptarët), mendojnë vetëm të hyjnë në Bashkimin Europian, duke mbytur të vërtetat e pakëndshme në një det përrallash.

Nga Ilaria Lonigro

La Repubblica

Është si një Scampia shqiptare, ku nuk hyn dhe nuk del. Këto i thotë Stefano Morelli, autor i këtyre fotove të tmerrshme. Jemi në Institut, një geto në lagjen e shkatërruar të Kodër Kamzës, në periferi të Tiranës. 200 metra larg Universitetit, ku vajtje-ardhjet e studentëve dhe profesorëve flasin për një normalitet të rikthyer. Janë tetë pallate të ndërtuar në vitet 50 dhe 70, ish-konvikte për studentët e agronomisë.

Në këto korridore- të errët për disa orë të ditës- jetojnë si fantazma 600 familje. Mes 3000 dhe 5000 personave, për më tepër analfabetë dhe të paarsimuar, për vite pa ujë në frigorifer: të padukshëm për institucionet dhe për botën jashtë (përfshirë edhe shkollat dhe spitalet). Ndërsa nuk dihet numri i fëmijëve.

Mes banorëve të Institutit, ka persona që kanë emigruar nga Kosova dhe nga fushata e viteve 90, kur Tirana, e menduar për 300 mijë banorë, u pushtua pa asnjë rregull urban. Më shumë megjithatë janë ata që janë arratisur nga varfëria e veriut. Dhe nga gjakmarrja, trashëgimia tragjike e rregullave që vjen nga Kanuni.

Në Institut ka edhe familje që janë arratisur nga Kanuni. Aty fshehin identitetin e vet, sepse mund të gjenden kudo dhe të vriten, shpjegon Stefano Morelli. Problemi i hakmarrjes ekziston dhe është i përhapur. Institucionet shqiptare e mohojnë, sepse përbën një pengesë për hyrjen në Bashkimin Europian, shpjegon Stefano Gaddini, zëvendëspresident i shoqatës L’Impronta, që prej vitit 2008 viziton rregullisht Institutin, ku kanë ngritur edhe një qendër sociale. Këtë e konfirmon edhe Simore Mori, anëtar i Comunità Papa Giovanni XXIII, që prej 10 vjetësh punon në veriun e Shqipërisë për të pajtuar gjakrat. Lufta ndaj Kanunit është një prej kushteve për të hyrë ne BE. Që megjithatë, duket se është injoruar.

Rruga George W. Bush, rruga e Parlamentit, e emërtuar nga ish-presidenti amerikan, ndodhet vetëm 15 minuta me makinë nga turpi, sipas Google Maps. Aty, në fillim të majit, komisioneri për zgjerim, Stefan Fyle, takoi kryeministrin shqiptar, Sali Berisha, për të diskutuar mbi hapat për hyrjen e mundshme të Shqipërisë në BE.


Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›