Basha Ulja e taksave do te prodhoje me shume pune
Kandidati i mazhorances per kryebashkiak Lulzim Basha vijoi dje takimet me qytetare biznesmene dhe artiste per te ndare me ta programin qe paraqet per zhvillimin e qytetit. Paraditen e djeshme Basha vizitoi tregun e Medresese duke zhvilluar biseda me tregtaret dhe qytetaret. Duke folur per taksat Basha u beri me dije tregtareve se brenda ketij muaji ne krye te bashkise do te ule taksen e pastrimit dhe do te heqe taksen e gjelberimit dhe te tabeles. Kjo sipas Bashes do te ndikoje ne rritjen e te punesuarve dhe do te sjelle paga me te mira per punonjesit Duke ulur taksat e bashkise qe ju kushtojne pothuajse sa nje rroge e juaja pronarit tuaj do te kete me shume para per nje page me dinjitoze per punetoret po keshtu me shume para per te investuar dhe per te kryer me shume xhiro deklaroi Basha. Ai deklaroi se ne projektin e tij per Tiranen Basha theksoi se parashikon permiresimin e kushteve ne tregje perfshi edhe tregun e Medresese dhe ndertimin e tregjeve te reja. Me pas Basha ka biseduar me banoret e Njesise Bashkiake Nr. 7 platformen e tij ku per here te pare vihet ne qender qytetari. Ne formatin e ri qe po aplikohet per here te pare ne Shqiperi Townhall meeting Basha i eshte pergjigjur interesit te qytetareve ne lidhje me shqetesimet qe hasin perdite si infrastruktura strehimi transparenca e deri te politikat sociale. Aty ai foli edhe per politikat artistike qe do te ndjeke.