Berisha Me 9 maj Shqiperia do jete blu
Kryeministri Sali Berisha ishte pasditen e djeshme ne Durres ku ka ftuar qytetaret lokale qe te votojne kandidatin e PD-se Ferdinant Xhaferaj. Durresi do kete nje kryetar te ri te bashkise Ferdinant Xhaferajn. Programi i tij per Durresin e ketij shekulli do mbeshtetet me te gjitha potencialet nga qeveria shqiptare ka deklaruar Berisha. Gjate fjales se tij Kryeministri ka premtuar se do ta ktheje Durresin ne nje gjenerator gjigant per krijimin e vendeve te punes per mbare shqiptaret. Vota juaj me 8 maj per Ferdinant Xhaferajn do hape rrugen per krijimin e mijera vendeve te punes ne turizem arsim dhe te gjitha fushat ka pohuar Berisha i cili ka premtuar gjithashtu investime masive ne infrastrukture. Do ta bejme Durresin qytetin me infrastrukturen me moderne ne Shqiperi. Gjate ketij mandati do asfaltojme cdo rruge dhe rrugice cdo shesh te ketij qyteti dhe do ndertojme ketu bulevardin Durres-Kamze. Gjithashtu do ti sigurojme Durresit 24 ore uje ka theksuar Berisha. Prioritet tjeter sipas liderit te mazhorances do te jene arsimi industria e qytetit bregdetar dhe trashegimia e tij kulturore. Vota juaj do jete per Durresin universitar per Durresin industrial per potencialet e jashtezakonshme trashegimine e jashtezakonshme kulturore te qytetit dhe energjite krijuese te qytetareve te Durresit ka shtuar Berisha.
ShkoderNe takimin permbylles elektoral ne Shkoder ku rikandidon per nje mandat te dyte Lorenc Luka premtimet nuk zune nje vend aq te rendesishem sa shprehja e nderimit dhe mirenjohjes se Kryeministrit Sali Berisha per qytetaret shkodrane. Qyteti bastion i demokrateve me i madhi ne veriun e vendit dhe banoret e tij u cilesuan nga Kryeministri Berisha si qytetaret e fitores qe ne cdo kohe u qendruan besnike vlerave te qyteterimit perendimor dhe qe kurre nuk gabuan me voten e tyre. Perkundrazi ne rrugen drejt ndertimit te vendit Kryeministri pranoi se jane bere gabime por qe sipas tij gjejne sherimin te besimi i shqiptareve per reformat e qeverise se tij. Se per sa kohe ti besoni Partise Demokratike kjo parti kjo qeveri cdo dite do ti shtroje vetes pyetjen cfare te beje me shume per qytetaret e Shkodres dhe qytetaret e Shqiperise te bindur se sado qe ne te bejme nuk arrijme dot kurre te bejme ate qe ju beni per Shkodren dhe Shqiperine. Ne jemi te bindur se ne rrugen tone bejme gabime se ne rrugen tone ka edhe te meta. Por ka nje gje qe ne nuk gabojme kurre. Ne nuk gabojme kurre te forca energjite perkushtimi dinjiteti ndershmeria juaj tha Berisha.
72 ore para mbylljes se fushates elektorale Kryeministri Berisha ndau me shkodranet besimin e tij se 8 maji do te shenoje jo vetem nje fitore plebishitare te Partise Demokratike por edhe nje feste per demokracine shqiptare.