OSBE-ODIHR mberrijne ne Tirane 400 vezhguesit afatshkurter
Dje kane mberritur vezhguesit e pare te trupes prej 400 anetaresh te vezhguesve afatshkurter te OSBE/ODIHR-it qe do te jene prezente ne diten e zgjedhjeve deri me daten 11 maj. Sot paradite eshte planifikuar te zhvillohet mbledhja e pare dhe te premten behet shperndarja ne terren e grupit me te madh te vezhguesve te ardhur ndonjehere ne vend. Kur kane mbetur edhe vetem 4 dite nga zgjedhjet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar nje trupe shtese vezhguesish te huaj. 8 amerikane 53 perfaqesues te OSBE-se 31 te Keshillit te Europes dhe 17 te Komitetit Norvegjez te Helsinkit kane marre dakordesine e KQZ-se per te qene pjese e monitorimit te procesit zgjedhor te 8 majit. Kjo i shtohet numrit te deritanishem te vezhguesve qe arrin shifren e aferisht 5500 njerezve. Ne kete ekip te gjere jane perfshire institucionet me te rendesishme nderkombetare si Bashkimi Europian me perfaqesues direkt por edhe OSBE/ODIHR-i Parlamenti Europian per te mberritur te trupi diplomatik i akredituar ne Tirane dhe Departamenti Amerikan i Shtetit. Me te gjithe kete ekip monitorimi qe perfaqeson nivele shume te larta politike eshte e qarte se nje perpjekje e suksesshme manipuluese do te mund te konsiderohej si nje precedent per arsye sa te kurajes per te minuar procesin aq edhe te zotesise per te imponuar nje realitet qe po shihet prej te gjitheve. Nderkohe po ne kete kuader behet e ditur se Bashkimi Europian pritet te propozoje edhe 10 vezhgues te tjere te caktuar per te ndjekur procesin e votimit ne Himare dhe ne Tirane dy nga pikat me kritike te ballafaqimit ne zgjedhjet e 8 majit. Keto shifra nuk perfshijne vezhguesit vendore te propozuar nga organizata te ndryshme shqiptare te cilat jane pjese aktive e mbikeqyrjes se procesit. Po keshtu lista perfshin edhe numrin prej 400 vezhguesish afatshkurter te cilet kane nje mision te ngushtuar ne diten e zgjedhjeve dhe procesin e numerimit. Sic behet e ditur ata kane mberritur dje ne Shqiperi.