E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha Une i kerkova KQZ-se te hapte kutite e tjera

Deklarata Kandidati i mazhorances Do te numerohet cdo vote e qytetareve

Kandidati i mazhorances per Bashkine e Tiranes Lulzim Basha pranoi dje ne nje konference per mediat nga selia e PD-se se kishte qene ai qe kishte kerkuar qe perpara nxjerrjes se rezultatit perfundimtar te Tiranes te numeroheshin edhe votat e tjera. Ne kete kuader ai i kerkoi edhe njehere Komisionit Qendror te Zgjedhjeve per te marre kompetencat e tij dhe per te nisur rinumerimin. Sot une i kam kerkuar Komisionit Qendror te Zgjedhjeve ne cilesine e tij si Komisioni i Zones se Administrimit Zgjedhor per Tiranen qe te numeroje votat e vendosura aksidentalisht ne kutite per funksionet e tjera. Keto jane vota plotesisht te vlefshme te ketyre zgjedhjeve dhe askush nuk ka te drejte tua mohoje vullnetin ketyre qytetareve qe ushtruan te drejten e tyre per te votuar deklaroi Basha duke pohuar perpara mediave qe iniciativa e ndermarre nga kryetari i KQZ-se Arben Ristani ne fakt ishte nje kerkese e tij. Nga ana tjeter Basha theksoi se nuk mund te kishte asnje presion apo kercenim ndaj Komisionit Qendror te Zgjedhjeve ne kushtet kur ai po merrte vendime te rendesishme per sa i perket ketij procesi. Une jam i vendosur te bej gjithcka qe ky proces te vazhdoje te jete i ndershem i lire transparent dhe i sakte deklaroi kandidati i mazhorances per Bashkine e Tiranes. Ky eshte procesi qe disa bashkepunetore te z. Rama kane bllokuar tani ne nje perpjekje te deshperuar. Uroj qe zoti Rama nuk po perpiqet te ndaloje numerimin e cdo vote dhe te mbyse zerin e qytetareve. Uroj po keshtu qe qetesia dhe durimi te mbizoterojne dhe ti rikthehemi punes per te permbyllur nje proces qe te gjithe duam te perfundoje beri thirrje Lulzim Basha. Per sa i perket pozicionit te tij Basha theksoi se ai priste i qete dhe me durim rezultatin dhe certifikimin perfundimtar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Jam me i vendosur se kurre qe cdo vote te numerohet dhe zeri i cdo qytetari te degjohet. do rezultat qe nuk lejon zerat e te gjithe qytetareve te degjohen nuk eshte nje pershkrim i sakte i vullnetit te zgjedhesve ne nje demokraci deklaroi Basha. Ne kundershtim me deklaratat e Rames Basha theksoi se ai ishte i sigurt se jo cdo vote ishte numeruar dhe ende zeri i qytetareve nuk ishte degjuar. Ne keto kushte kandidati i mazhorances deklaroi se ende asgje nuk ishte mbyllur ne kete proces i cili kishte tendencen te zgjaste ne kohe. Lulzim Basha arriti te bente nje gare te forte me kandidatin e Partise Socialiste Edi Ramen ne garen per Tiranen por ne kutine e fundit te numeruar ne njesine vendore nr. 5 ne kryeqytet Rama arriti ta kalonte Bashen me 10 vota para tij.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›