Deputetet e PS-se ngujohen per 6 ore ne sallen e KQZ-se
Pas gjashte oresh qendrimi ne sallen e mbledhjes se Komisionit Qendror te Zgjedhjeve deputetet e Partise Socialiste jane larguar nga selia e KQZ-se duke bere te ditur se sot paradite nga ora 09.00 parlamentaret dhe perkrahesit e opozites do te jene perpara kesaj selie. Seancat plenare te Parlamentit shqiptar ku plateja e vendimmarrjes shqiptare shpesh eshte shnderruar ne nje skene teatri te konfrontimit politik ka gjetur vend edhe ne sallen e mbledhjeve te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve. Deputete te Partise Socialiste mes tyre dhe drejtues te grupit parlamentar kane mesyre sallen e KQZ-se rreth ores 14.10 minuta kohe kur ishte parashikuar shqyrtimi i nje projektvendimi lidhur me rivleresimin e fleteve te kontestuara per kryetarin e Bashkise se Tiranes te cilat jane gjetur ne kutite ku hidhet vota per kreun e minibashkise. Me radhe duke hyre njeri pas tjetrit deputetet e selise roze kane zene vendet aty ku ulen zakonisht perfaqesuesit e partive politike ne pritje te zhvillimit te mbledhjes. Si pararoje e mbrojtjes se interesave politike te subjektit prania e te zgjedhurve ne Kuvendin e Shqiperise ka prodhuar nje raport te permbysur ne KQZ per sa kohe simbolikisht i ka dhene opozites nje shumice ne nje seance qe synon praktikisht zhberjen e fitores me 10 vota diference nga ana e kandidatit per Tiranen Edi Rama. Ne fakt tensioni mes paleve per kete ceshtje eshte bere pjese e komunikimit edhe me kreun e komisionit Arben Ristani i cili qe ne hyrje ka kerkuar largimin e deputeteve nga salla apo thene ne ligjerate te drejte lirimin e karrigeve. Refleksi i vetem ndaj kesaj kerkese ka qene replika politike e deputetit Erjon Brace i cili edhe pse ne nje institucion zyrtarisht te pavarur nuk ka munguar te vere ne perdorim te njejten retorike qe rendom degjohet ndaj Sali Berishes. Karrigen ta hoqi populli ka folur Brace nga vendi duke imponuar atmosferen parlamentare ne nje institucion qe tanime po vendoset teresisht ne vorbullen e ballafaqimit politik. Madje kesaj vorbulle nuk i eshte shmangur as Ristani i cili e ka vene ne dukje edhe angazhimin e tij ne kete proces qe po i ben te gjithe pale. Ate do ta shohesh tani ka replikuar kreu i KQZ-se pa harruar te vijoje komunikimin e ndezur dhe me ironi ndaj ngritjes se zerit prej deputetit socialist.
E improvizuar ne kete forme protesta socialiste ne formen e nje bllokimi ndaj vendimmarrjes se KQZ-se ka detyruar kete te fundit te nderprese mbledhjen e vet duke lene pezull ceshtjen e Tiranes. Nje ceshtje ku interesat e nje kandidati po nxisin vlimin e situates kontestimin e legjitimitetit te nje institucioni qe rregullisht trajton kerkesa te ngjashme ankimore per garues te tjere me 8 maj por qe me gjase kesaj radhe eshte vleresuar si valvul shfryrjeje per nje ballafaqim qe kapercen permasen e tij. Rrethimi i menjehershem i KQZ-se nga forca te shumta policore e ka theksuar edhe me pritmerine e nje vendimi i cili per opoziten i mbivendoset padrejtesisht vullnetit te qytetareve. Qe ketej nga ky moment edhe maratona e deklaratave te percjella aty per aty pa perfillur kordonin kufizues juridik te institucionit duket te kete ricikluar betejen per voten tanime jo nga rruga apo Kuvendi i Shqiperise por nga organi qe ngarkohet te certifikoje zgjedhjet. Jemi ketu per te garantuar dhe per te mbrojtur voten e qytetareve te Tiranes. Rezultati i Tiranes ka nje rrezatim ne te gjithe Shqiperine. Ne jemi ketu ne menyre krejt paqesore. Zgjedhjet jane rrenuar ky eshte akti final i ketij rrenimi. Pasi nuk i lame te na vidhnin voten kane marre ketu persiper te na vjedhin rezultatin. U bejme thirrje qytetareve te Tiranes te mblidhen ketu e te mos kene frike te ruajne voten e tyre ka sqaruar nenkryetari i grupit parlamentar te PS-se Erjon Brace. Te njejten gje ka percjelle edhe deputeti Fatmir Xhafaj se bashku me koleget e tij te cilet kane zene hollin e KQZ-se ne nje rreshtim intervistash per mediat. Nje projektim teresisht politik i krizes ne brendi te KQZ-se qe supozohet ta trajtoje ate ligjerisht pa pranine e dy kandidateve te interesuar ajo cfare solli dje protesta e socialisteve eshte padyshim paralizimi i punes se institucionit qe vepron mbi baze afatesh dhe qe me gjase eshte vene tanime nen akuze te hapur dhe nen nje presion qe delegjitimon politikisht cdo vendimmarrje te tij. Si simbolike e kesaj skene qe imiton nje mbikeqyrje parlamentare te paautorizuar eshte edhe fakti se te fundit qe kane qendruar ne salle kane qene deputete socialiste te cilet jane larguar vetem rreth ores 20.30 te mbremjes. Pertej thyerjes protokollare te veprimit te djeshem protesta e deputeteve thjesht sa ka paralajmeruar ate cfare pason ne rast se KQZ-ja do te zbatoje axhenden politike perkundrejt asaj juridike revolte popullore dhe rikthim te protestave masive. Prania e qytetareve do te jete edhe kori i reagimit ndaj manovrave per te imponuar rezultat ne tavoline tanime ne Tirane ku ne loje jane interesat dhe integriteti i kreut te opozites shqiptare.