E Diel, 1 Nëntor 2026

Basha Vizat hiqen brenda pak javesh

Nje dite pasi komisioni i jashtem i parlamentit europian miratoi projektraportin per heqjen e vizave ministri i brendshem Lulzim Basha e ka cilesuar kete vendim nje arritje per Shqiperine qe sipas tij permbushi ne kohe kriteret e Brukselit.Ai eshte shprehur i bindur per nje vendimarrje te shpejte te bashkimit europian...

Shqiperia ka treguar ne cdo etape te procesit jo vetem vullnetin por edhe kapacitetin per te plotesuar keto kritere. Une besoj se kemi te bejme me nje vleresim pozitiv dhe shpresoj se kjo ashtu sic ka premtuar kryeministri Berisha ashtu sic ka premtuar maxhoranca aktuale gjate mandatit te pare do te sjelle nje vendimmarrje pozitive brenda javeve ne vijim deklaroi Lulzim Basha minister i Brendshem.

Keto deklarata ministri i brendshem i beri gjate nje takimi te oficereve nderlidhes policore te vendeve antare te bashkimit europian.Basha vleresoi si te suksesshem bashkepunimin ne luften kunder krimit te organizuar dhe atij transkufitar.

Eumlshte nje rast i mire per te shkembyer mendime dhe pervoja mbi ceshtjet kryesore te bashkepunimit policor ne lufte kunder krimit te organizuar trafiqeve te paligjshme dhe krimit transkufitar ne rajonin tone dhe sa i perket aftesise ne rritje te rajonit tone ne pergjithesi dhe Shqiperise ne vecanti per te eksportuar siguri dhe per te qene nje partner i denje ne luften kunder krimit te organizuar dhe transkufitar qe perben nje burim shqetesimi per vendet e BE tha Basha.

Takimi i oficereve nderlidhes te vendeve te bashkimit europiane u organizua ne Tirane.Ne te u theksua rendesia e thellimit te bashkepunimit mes policive sidomos sa I takon shkembimit te informacionit per personat e kerkuar

Gent Hazizi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›