E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deponimi i Selmanllarit Rames iu pagua 20 per leje ndertimi

Biznesmeni Rrahman Selmanllari permes avokatit te tij Genc Gjokutaj zbardhi deshmine e dhene perpara organit te prokurorise lidhur me aferen korruptive te kryebashkiakut Edi Rama me lejet e ndertimit te zona e liqenit nepermjet Artan Avllajit qe ndryshe njihet si Tan Lepri. Perfaqesuesi ligjor i biznesmenit Selmanllari deklaroi se

Jam sot ketu me kerkesen e klientit tim dhe ne emer te tij zotit Rahman Selmanllari per te denoncuar tentativat e deshtuara te disa mediave afer kryetarit te bashkise se Tiranes zotit Edi Rama per te genjyer ne lidhje me deklarimin e klientit tim ne Prokurorine e Tiranes abuzime mediatike keto me qellim thjesht mbrojtjen e imazhit te zotit Rama. Me pergjegjesine ligjore deklarojme perpara opinionit publik se deshmia e klientit tim ne thelb vijon si me poshte Zoti Dritan Avllaj ka kerkuar qe ti jepet 20 per qind e kontrates ne kembim te studimit te zones dhe lejes se ndertimit. Kerkesa e zotit Dritan Avllaj eshte pranuar per shkak se ai e ka paraqitur veten e tij si mik te kryetarit te bashkise se Tiranes zotit Edi Rama i cili hap cdo dere ne bashki. Sic shihet qarte ne keto dy pohime deklarata e klientit tim mbeshtet akuzat e ngritura ndaj zotit Rama per miratime studimesh dhenie lejesh ne kembim te marrjes se kuotes prej 20 per qind tha Genc Gjokutaj avokat i biznesmenit Selmanllari.

Av. Gjokutaj deklaroi ne konferencen per shtyp se disa media prane Edi Rames kane raportuar me tendence lajme te paverteta. Ndaj tyre ai paralajmeroi se do te depozitoje padi penale.

Denada Shkodrani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›