E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli per krizen Nuk shkoj ne Kushtetuese. Basha kandidat i mundshem

Kryetarja e parlamentit Jozefina Topalli thote se nuk ia lejon Kushtetuta ti drejtohet Gjykates Kushtetuese per kutite e votimit te njejten pergjigje jep ajo edhe per Komisionin Venecias. Ajo shprehu kete qendrim ne Studio e hapur te Eni Vasilit ne Alsat.

Nuk eshte e shkruar ne Kushtetute. Dhe per me teper Kryetarja e Parlamentit nuk mund te padise Gjykaten Kushtetuese. Kryetari i Kuvendit nuk mund te padise gjykaten e vendit te tij ne nje institucion tjeter pa folur per mungesen e bazes ligjore dhe kushtetuese por edhe ne koncept edhe ne moral edhe ne perfaqesimin e shtetit. Mund ta bej Gjykata Kushtetuese sipas procedurave kushtetuese nese ajo pranon. Dhe absurdi i trete eshte se ne kerkesen e opozites thuhet qe Kuvendi ti caktoj dhjete dite Gjykates Kushtetuese dmth ne qofte se kjo gjykate nuk vendos per dhjete dite une ja marr pushtetin Gjykates Kushtetuese shprehet Jozefina Topalli kryetare e Parlamentit.

Zonja Topalli i komenton rrezimin e dekreteve te kreut te shtetit si pjese e bashkepunimit nderinstitucional dhe jo si pasoje e nje mosmarreveshje mes saj dhe Presidentit. Absolutisht jo. Kjo eshte nje marredhenie nderinstitucionale. Askund nuk eshte e shkruar qe po u dekretua kjo automatikisht do te votohet ne Parlament vijon ajo.

Kryeparlamentarja thote se ligji i SHISH do te shikohet me kujdes dhe me pas do kaloje per votim. Une besoj se ka per tu pare me shume kujdes me shume vemendje me konsultime dhe besoj se si shume ligje te tjera ka per tu permiresuar duke shikuar gjithmone standartet tha Topalli.

Numri dy ne Partine Demokratike ka komentuar edhe zerat qe thone se Lulzim Basha do te jete kandidat i se djathtes per Bashkine e Tiranes. Kam degjuar per ambicien e tij. Eumlshte gjeja me nromale dhe eshte nje kandidat i mundshem dhe shume i mire u shpreh Topalli.

Gjate intervistes ne Studio e Hapur kryetarja e Parlamentit foli edhe per qeverisjen e se djathtes ndersa beri te njohur se nuk ka synuar asnjehere te jete pjese e kabinetit Berisha. Ajo thote se nese do te kishte kete synim do ta kishte realizuar.

Taulanta Boja Azhornuar se fundi e merkure 08 shtator 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›