E Diel, 1 Nëntor 2026

Basha Vrasja e kryekomunarit jo politike

Ne nje reagim te pare pas vrasjes se kryekomunarit ministri i Brendshem Lulzim Basha ka deklaruar se nga hetimet paraprake nuk rezulton asnje e dhene qe ta lidhe kete si nje vrasje per shkak te detyres.

Jane angazhuar ekspertet me te mire dhe po hetohet ne disa pista per kete ngjarje. Per momentin duket se perjashtohet pista e vrasjes per shkak te detyres tha Basha.

Ne reagimin e saj Partia Socialiste solli ne kujtese vrasjen 2 vjet me pare te deputetit Fatmir Xhindi ende e pazbardhur nga policia. Deputeti Namik Dokle tha se te dy vrasjet jane kryer ne prag fushate elektorale dhe u kane marre jeten dy te zgjedhurve socialiste te projektuar per tu rikandiduar nga Partia. Deputeti Dokle akuzoi autoritetet se po e mbulojne me terr qysh ne fillim edhe vrasjen e kryekomunarit Remzi Veseli

Te dy vrasjet te mbuluara nga terri dhe papergjegjshmeria e skajshme e shtetit e qeverise e policise. Ka 18 muaj qe organet pergjegjese nuk kane bere asgje per zbulimin e vrasesve te deputetit Fatmir Xhindi. Edhe vrasja e Remzi Veselit qe ne diten e pare pas ndodhjes filloi te mbulohej me terr e mjegull. Vrasesit kane ikur ne drejtim te paditur dhe pushteti e policia bejne te paditurin tha Dokle.

Zoti Dokle tha se Partia Socialiste kerkon urgjentisht zbardhjen e vrasjes se te dy perfaqesuesve socialiste.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›