E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha Zgjerimi i Rruges se Elbasanit do ule ndotjen dhe lehtesoje trafikun

Mbledhja e Këshillit Bashkiak është përfshirë nga debati për Zgjerimin e Rrugës së Elbasanit. Kryebashkiaku Lulzim Basha u është përgjigjur përfaqësuesve të opozitës në Këshill, se zgjerimi i rrugës së Elbasanit do të ulë ndjeshëm trafikun dhe ndotjen, sikurse do të përmirësojë edhe cilësinë e jetës së qytetarëve. Ai tha se pemët e prera do të dhjetëfishohen brenda këtij viti.
“Zgjerimi i rrugës do të lehtësonte trafikun, do ulë ndotjen dhe do të përmirësojë jetën e banorëve në tërësi”- deklaroi kryebashkiaku Basha, i cili u shpreh i hapur për dhënien e informacionit për këdo.
“Tenderi është shpallur online për zgjerimin e rrugës dhe projekti ka qenë i afishuar për 45 ditë në internet”- vijoi më tej Basha, ndërsa shtoi se: “jemi marrë një për një me çdo familje për shpronësimet”. Ai garantoi sezgjerimi i Rrugës do të bëhet pasi atë e kërkojnë qytetarët.

Basha: Taksat në Tiranë më të ulëta se në bashkitë e tjera të vendit
Kreu i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha deklaroi në mbledhjen e Këshillit Bashkiak se në kryeqytet nuk janë rritur, por përkundrazi taksat janë ulur madje janë më të ulëta se qytetet e tjera të vendit.
Basha i garantoi këshilltarët e majtë për transparencë për taksat në Bashki, ndërkohë theksoi si prioritet të Bashkisë Tiranë përmirësimin e klimës së biznesit dhe krijimin e vendeve të punës.

Këshilli Bashkiak miratoi tre pikat e rendit të ditës, që janë pagesa e anëtarësisë në shoqatën e bashkive, anëtarësimi dhe financimi i kuotës që Tirana, të bëhet pjesë në kryeqytetet evropiane dhe ndryshimi për stimulimin e nxënësve me rezultate të shkëlqyera.
Ndërkohë që dy pika ajo e treguesve të realizimit të buxhetit 2011 dhe devijimi i qarkullimit për faljen e Namazgjasë janë shtyrë, ndërsa shqyrtimi i kërkesës së PS-së për ngritjen e një komisioni të përkohshëm nuk u miratua.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›