Basha: Zgjerimi i "Rruges se Elbasanit", zgjidhje trafikut Luljeta Ndoka
Kryetari i Bashkise se Tiranes, Lulzim Basha, ka detajuar dje projektin per zgjerimin e "Rruges se Elbasanit" gjate mbledhjes se Keshillit Bashkiak. Sipas Bashes, zbatimi i ketij projekti do te mundesoje zgjidhjen e trafikut ne nje rruge jo vetem te Tiranes, por ne nje rruge kombetare, sic eshte ajo e Elbasanit. Kreu i Bashkise Tirane tha se projekti per zgjerimin e "Rruges se Elbasanit" zhbllokon trafikun hyres dhe dales ne kryeqytet, nderkohe qe informoi keshilltaret e majte per transparencen e tenderimit. "Qeveria ka ofruar te financoje dhe per cdo cent qe hedh jemi mirenjohes. Projekti, pasi ka kaluar ne keshillin teknik, i eshte derguar Drejtorise te Pergjithshme te Rrugeve. Sipas ligjit, drejtoria ka hapur tenderin per ndertimin e rruges. Tenderi eshte shpallur on-line ku te gjitha te dhenat e rruges, itinerari dhe plani vendoses ishte transparent per te gjithe. Projekti ka qene i afishuar 40 dite ne internet", - tha kryebashkiaku Lulzim Basha. Sipas Bashes, i vetmi problem ne lidhje me kete projekt eshte vonesa, ndersa ne momentin qe ai do te perfundoje, do te sherbeje si nje zgjidhje afatgjate dhe mjaft efikase per trafikun ne ate aks te rendesishem te Tiranes. "Eshte parashikuar ndertimi i trafikndaresve prej 1.5 metrash, ndersa segmenti do te jete 1,7 kilometra i gjate", - tha Basha. Projekti parashikon qe kjo rruge, nga Fakulteti Ekonomik deri tek rrethrrotullimi i Saukut, e cila eshte 1,7 kilometra e gjate, te jete me 6 korsi 2 x 8metra. Faza e pare e punes ka nisur me prerjen dhe transferimin e rreth 60 pemeve te Parkut te Liqenit, ndersa me zbatimin e projektit ne fjale, do te mbillen 100 te tjera, jo vetem duke zevendesuar pemet e prera, por madje duke i shtuar ato. Kryetari i Bashkise se Tiranes premtoi dje 10-fishim te gjelberimit brenda vitit. Gjate mbledhjes se djeshme te Keshillit Bashkiak ka pasur debate edhe per sa i perket kreut te Policise Bashkiake, Florenc Hoxha. Keshilltaret socialiste kane kerkuar shkarkimin e tij, duke pretenduar se ai i ka kercenuar. Por, kryebashkiaku Lulzim Basha iu drejtua atyre se jane mashtrues dhe se ai nuk e ka bere nje gje te tille. Gjithashtu, debate ka pasur edhe per propozimin e socialisteve per ngritjen e nje komisioni per taksat. Sipas keshilltarit Aldrin Dalipi, punonjes te Drejtorise se Pergjithshme te Taksave dhe Tarifave Vendore (perjashtuar drejtoreshen) i vendosin taksa bizneseve ne menyre preferenciale, sipas bindjeve politike. Basha tha se kjo nuk eshte e vertete, megjithate do te behen verifikime rast pas rasti te ankesave.
Vendimet qe u miratuan ne mbledhje
Gjate mbledhjes se djeshme te Keshillit Bashkiak u miratua projektvendimi qe ka te beje me pagesen e kuotes se anetaresise se bashkise se Tiranes ne Shoqaten e Bashkive te Shqiperise. Nje vendim tjeter qe gjeti mbeshtetjen e plote te keshilltareve, ishte projektvendimi "Per miratimin e anetaresimit dhe te financimit te kuotes se anetarit te asociuar te Bashkise se Tiranes ne Eurocities", si rrjeti i qyteteve me te medha europiane. Kjo kuote mesohet se do te jete 4 mije euro ne vit. Projektvendimi i trete i miratuar ka te beje me nje ndryshim ne vendimin e Keshillit Bashkiak te vitit 2004, per stimulin qe u jepet nxenesve te shkelqyer te qytetit te Tiranes. Nderkaq, vendimet e tjera u shtyne per ne mbledhjen e ardhshme.