E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha: Zyra asistence për të mbrojtur nëpunësit nga shkarkimet e Ramës

basha-me-ndertuesitSarandë- Gjatë fushatës për garën e kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka prekur një nga çështjet më të debatueshme, atë të zëvendësimit të administratës shtetërore. Basha tha se pala fituese e zgjedhjeve po bëhet gati për shkarkime masive për të hapur vende pune për militantët e saj, ndaj ne duhet t’i mbrojmë nëpunësit nga ky abuzim.

Basha ka bërë të ditur se një nga iniciativat e para të PD-së nën drejtimin e tij, do të jetë hapja e zyrave të posaçme në të gjithë territorin e vendit, për të evidentuar dhe mbrojtur çdo punonjës të administratës, i cili do të përballet me largimin abuziv të paralajmëruar nga puna, nga mazhoranca e re e votës së deformuar, siç e konsideroi zoti Basha.

Aksioni ynë politik duhet të nisë menjëherë. Ne do të luftojmë me të gjithë mjetet për të mbrojtur shërbimin civil nga revanshi që pritet të fillojë, përmes ngritjes së zyrave të posaçme në të gjithë territorin e vendit, për të evidentuar çdo rast abuzivizmi të tillë, ngritjen e grupeve të posaçme juridike, në mënyrë që në përputhje me ligjet e vendit, kushdo që guxon të ngrejë hapa të tillë, të përballet në mënyrë të menjëhershme, nëpërmjet sistemit juridik shqiptar, me faturën ligjore, financiare dhe politike të një abuzivizmi të tillë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›