Ngacmonin femrat të dehur në rrugë, shkarkohen nga detyra dy efektivët
Tiranë- Tre ditë pas arrestimit të dy efektivëve në kryeqytet të cilët në gjendje të dehur ngacmonin femra në rrugë, sot janë përjashtuar nga detyra.
Shtetasit Pjerin Voci dhe Julian Malaj janë shkarkuar me vendim të Drejtorit të Përgjithshëm të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Hysni Burgaj.
Arrestimi i tyre u bë më 5 korrik, pasi policët në momentin e ndalimit ishin në gjendje të dehur dhe ngacmonin femra në rrugë, pranë zonës së qaujtur pallatet 9-katëshe.
Madje në momentin e ndalimit nga forcat Shqiponja, ka patur edhe konfrontim fizik mes efektivëve.
Të dy policët kanë qenë civilë, por Shërbimi i Kontrolli të Brendshëm nisi hetimin ndaj tyre sepse kanë shkelur Kodin e Etikës.