E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha Zyra ne te gjithe territorin per te ndihmuar punonjesit e administrates

Në Sarandë dhe Delvinë iu tha se me zemër, mendje dhe vullnet, ashtu si në 2011-ën së bashku mund ta largojnë Ramën nga qeverisja edhe në zgjedhjet e parlamentare të radhës.

“2011 është një tjetër provë, që një bashkim zemrash e mendjesh dhe një vullnet fitues bëri të mundur largimin e kryesocialistit nga pushteti, çuarjen e tij në opozitë. Jam i bindur, kam besim të plotë se prapë të bashkuar dhe bazuar në vullnetin e zemrave dhe mendjeve të çdo demokrati e demokrateje, pa përjashtim, unë do ju udhëheq përsëri drejt largimit të kryesocialistit nga pushteti që ka marrë dhe kthimin e tij në opozitë.

Ndaj premtimi kryesor i Lulzim Bashës, kanditat për kryetar të PD-së është dëgjimi i zërit të çdo qytetari dhe vlerësimi i kontributit të çdo anëtari të Partisë Demokratike

“Pasi të jemi siguruar se zëri i çdo anëtari dëgjohet, është detyra jonë të ndërtojmë instrumentet tona, për të thithur të gjithë atë energji pozitive si dhe për të pritur të gjithë atë pakënaqësi që pritet të shkaktojë qeverisja e pritshme prepotente, arrogante, korruptive dhe abuzive e Edi Ramës dhe koalicionit të tij të votës së deformuar”.

Nën drejtimin e tij PD do të merrte edhe një nismë përsipër për mbrojtje ligjore për ata që abuzivisht do të largohen nga puna prej qeveritarëve të rinj.

“Aksioni ynë politik duhet të nisë menjëherë. Ne do të luftojmë me të gjithë mjetet për të mbrojtur shërbimin civil nga revanshi që pritet të fillojë, përmes ngritjes së zyrave të posaçme në të gjithë territorin e vendit, për të evidentuar çdo rast abuzivizmi të tillë, ngritjen e grupeve të posaçme juridike, në mënyrë që në përputhje me ligjet e vendit, kushdo që guxon të ngrejë hapa të tillë, të përballet në mënyrë të menjëhershme, nëpërmjet sistemit juridik shqiptar, me faturën ligjore, financiare dhe politike të një abuzivizmi të tillë”.

Pasi mbylli turin në jug, fushatën për kreun e PD, Basha e vijon në Tiranë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›