Rezultatet e zgjedhjeve, KQZ shqyrton qarkun e fundit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mblidhet sot në mesditë për të shqyrtuar tabelën përfundimtare të rezultatit për qarkun e fundit, atë të Lezhës.
Zbulohet se në relacionin e përgatitur nga ky komision për qarkun e Lezhës theksohet fakti se në 10 qendra votimi janë ndryshuar shifrat për disa subjekte politike.
Pas miratimit të rezultatit për këtë qark, pritet që institucioni më i lartë për administrimin e zgjedhjeve të miratojë një akt me anë të të cilit nuk mund të certifikohet rezulati zgjedhor pasi kërkohet shumicë e cilësuar për këtë vendim.
Siç u bë e ditur një ditë më parë do të jetë PS që do të ankimojë procesin në Kolegj, i cili dhe pse nuk është organi kompetent për shpërndarjen e mandateve do të duhet të ndërmarrë një vendim të tillë por në kushtet kur KQZ-ja nuk ka kuorumin e nevojshëm për ta bërë këtë.