E Diel, 1 Nëntor 2026

Gara per kryesimin e PD Olldashi ne Korce Po zhvillohet nje perballje vlerash

Premtojë se do të bëjë një opozitë të fortë në Kuvendin e ardhshëm. Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike Sokol Olldashi, në takimin me anëtarë partisë në Korçë, tha se përballë demokratët kanë binomin Rama–Meta. Sipas tij, pjesë e të njëjtës së keqe. Sokol Olldashi, deklaroi se PD nuk duhet për asnjë moment të anashkalojë apo të harrojë anëtarët e thjeshtë të saj. Sipas tij, duhet ndërtuar një standard të karrierës dhe përgjegjësive të gjithkujt brenda strukturave partiake. Kandidati për deputet, deklaroi se gara e brendshme është një përballje vlerash. Në këtë optikë vlerësoi rivalin e tij, Lulzim Bashën. Për Olldashin të gjithë duhet të japin kontributin që PD të kthehet në drejtimin e vendit.
Takimi me anëtarët e PD, Grupseksioni nr. 1 në Tiranë
Kandidati për postin e Kryetarit të Partisë Demokratike, Sokol Olldashi deklaroi se Partia Demokratike duhet të fokusohet tek një paketë ristrukturimi që mundëson  inventarizimin e kontributeve të anëtarëve të saj. Olldashi tha në një bashkëbisedim me strukturat  grupseksionit nr 1 në Tiranë, se është shumë i rëndësishëm raporti që do të ndërtohet me anëtarët e partisë , të cilët i cilësoi si gurët e themelit të Partise Demokratike.   “Ky element është inventarizimi i kontributeve. Ne kemi nevojë që skedarët e anëtarësisë së partisë  të mos i kemi thjesht lista emrash dhe data anetaresie. Nese, ne sot se nuk i referohemi memories se drejtueseve të strukturave tona, ne e kemi te pamundur te identifikojme kontributin e militanteve tane, kontributin e anetarëve të Partisë dhe kjo na con që vleresimi i gjithsecilit prej tyre të mbetet ne objektivitetin apo subjektivitetin e drejtuesve politikë. Eshtë e pamundur që kjo të cojë në një trajtim të drejtë dhe të ndershëm të anëtarëve të partisë. Trajtimi duhet të jetë real dhe që të jetë real duhet që ky skedar të krijihet me shpejtësi,  në mënyrë  që ti japim gjithsecilit atë që realisht i takon dhe jo ate që unë mendoj se i takon”, u shpreh Olldashi.  Duke prezantuar platformën për drejtimin e Partisë Demokratike, Sokol Olldashi foli edhe për krjimin e një ekuilibri mes mekanizmit të përgjegjësive dhe mekanizmit të karrierës brënda strukurave bazike, duke theksuar se Partia Demokratike ka potenciale të jashtëzakonshme për të realizuar kthimin e shpejtë të saj në shumicë qeverisëse.   
Olldashi në Tropojë, takime me bazën e demokratëve
Sokol Olldashi, kandidat për postin e Kryetarit të Partisë Demokratike të Shqipërisë nisi takimet intensive me bazën e demokratëve. Olldashi udhëtoi sot drejt veriut të vendit. Në një komunikim të drejtpërdrejtë me strukturat e Partisë Demokratike në Tropojë , Sokol Olldashi deklaroi se gara në Partinë Demokratike është një garë vlerash dhe jo rivaliteti, duke sjellë në vemendje reputacionin e padiskutueshëm të liderit historik të demokratëve Sali Berisha.

" Vështirësia është dita pas garës, pasi duhet të zëvëndësojmë një figurë historike që e themeloi këtë parti dhe e drejtoi për 23 vite. Çdo arritje e Shqipërisë në këto 23 vite është e lidhur me Partinë Demokratike që themeloi Sali Berisha."

Kandidati për të drejtuar Partinë Demokratike, Sokol Olldashi u bëri thirrje demokratëve të qëndrojnë të bashkuar për t'i dhënë vendit një opozitë të fortë dhe dinjitoze. Olldashi deklaroi se Partia Demokratike i ka të gjitha mundësitë dhe potencialet për të ndërtuar opozitën më të fortë që Shqipëria ka pasur ndonjëherë. Partia Demokratike deklaroi Olldashi përballet me një mazhorancë numerikisht të madhe, por lehtësisht të thyeshme.

Duke analizuar situatën post zgjedhjeve politike, Olldashi deklaroi se Partia Demokratike duhet të rindezë motorët partiakë për të gjallëruar të gjithë trupën politike të saj, duke ritheksuar në të njëtën kohë, rëndësinë e vendosjes së mekanizmit të karrierës politike brënda partisë Demokratike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›