Suedi, arrestohet një serbpër krimet në Qyshk të Pejës
SUEDI-Policia e Suedisë e ka arrestuar një serb të dyshuar për krime lufte në fshatin Qyshk afër Pejës, në vitin 1999, njoftuan mediat suedeze duke iu referuar burimeve të prokurorisë.
36 vjeçari, identiteti i të cilit nuk është bërë publik, është arrestuar në Erebre në pjesën qendrore të Suedisë.
Prokurori Lars Hedval tha se i dyshuari është lëshuar nga paraburgimi të premten, por "dyshimi kundër tij mbetet".
Ndërkohë, gjykata suedeze vendosi të mbajë në paraburgim një serb tjetër, i cili u arrestua në prill nën dyshimin për ndërlidhje me krimin në Qyshk.
Në 12 mars, policia e Serbisë arrestoi nëntë persona të dyshuar për krime të luftës në fshatin Qyshk.
Ata dyshohen se në 14 maj, 1999, në këtë fshat të Kosovës kanë vrarë 41 njerëz, duke kryer kështu krime lufte kundër popullatës civile.
(d.b/BalkanWeb)