Basha, dhurata për fëmijët në “SOS” për Bajramin

Ndryshe nga ditët e tjera, kjo ditë festive ka nisur e gëzueshme në fshatin “SOS”. Nga Bashkia e Tiranës, fëmijve të fshatit “SOS” u kanë ardhur dhurata, që të festojnë ditën e Fiter Bajramit. Kryebashkiaku Lulzim Basha, gjatë vizitës që u bëri fëmijëve tha se të gjithë kanë nevojë për njëri-tjetrin.
Pas kësaj, Basha ka vendos të vizitoj edhe fëmijët dhe të moshurarit me aftësi të kufizuar. I pranishëm në një qendër sociale në zonën e Kombinatit, Basha u tha të pranishmeve se Bashkia do u shërbej më shumë atyre, që kanë më shume nevojë.
“Janë momente që njerëzit duhet ët kujtohen pak më shumë për njeri tjetrin. Bashkia duhet e do të bëjë më shumë”, u shpreh Basha. Në këtë qëndër sociale jetojnë 225 të moshuar dhe 50 fëmijë me kufizime fizike.