Basha e nis ditën e parë të punës në orën 11:00, takimin e parë me Ilir Metën. LSI do llokma të mëdha
(E PERDITESUAR)- Mediat e kanë pritur që në mëngjes përpara bashkisë kryetarin e ri me shpresë se do e takonin për ti marrë një prononcim. Por vetëm një orë përpara mesditës, Basha ka mbërritur në zyrën e tij të re, në ditën e parë të punës. Nuk ka dhënë ndonjë prononcim për mediat, por ka hyrë brenda për të realizuar takimin e parë, atë me Ilir Metën, kreun e LSI, me të cilin ka diskutuar për të ndarë copën në bashki. Mësohet se Meta ka pasur pretendime të forta për punësime në bashki. Njësoj si me Berishën, kur i mori 20 përqind të shtetit, edhe këtu ai ka pretendime të forta. Mësohet se LSI mund të ketë një nënkryetar dhe ai do jetë Edmond Panariti. Po ashtu shumë anëtarë të LSI do punësohen në bashki. Atmosfera e frikës ekziston tek punonjësit aktualë, që e dinë se do largohen. I pyetur për këtë çështje, Basha ka dhuruar një buzëqeshje fallco për mediat dhe është larguar.
Meta e Basha duket se janë bashkë në hall e në gëzim. Të dy janë zyrtarët e akuzuar për aferat më të rënda korruptive në vendin tonë. Të dy kanë vënë poshtë drejtësinë, duke i shpëtuar asaj me procedurë. Kur u publikua video e skandalit të Metës, i pari që i mbërriti në zyrë ishte Lulzim Basha. Ministër i Brendshëm në atë kohë, ai mbërriti në zyrën e Metës në ministri pak pas transmetimit. Më 21 janar ishte ky ministër i Brendshëm që mbrojti me armë aferën korruptive të Metës duke lënë të vdekur katër protestues të pafajshëm. Edhe sot ishte Meta që i mbërriti i pari në zyrë Bashës, për të ndarë copat e pushtetit në bashki.
.