Basha e shkarkon Florenc Hoxhën si drejtor i Policisë Bashkiake, por i jep Inspektoratin Ndërtimor
Drejtori i shumëpërfolur i Policisë Bashkiake, Florenc Hoxha, nuk është më në këtë detyrë. Kryebashkiaku Basha ka vendosur shkarkimin e tij, por kjo nuk do thotë se Florenci është ndëshkuar për shkak të sjelljes së tij prej gangsteri me pushtet. Florenci do të shkojë në krye të Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik, duke zëvendësuar Arben Nokën.
Në krye të Florenc Hoxhës ka mbërritur Vullnet Topalli, që mbante detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Rrugore.
Para pak ditësh në drejtim të Bashës dhe Hoxhës erdhën kritika të ashpra për keqtrajtimin e romëve nga organizata prestigjioze e mbrojtjes së të drejtave të njeriut, Amnesty International.