Basha feston fitoren: Qytetarët besuan në projektin tonë

Në fjalën e tij para mbështetësve, Basha e cilësoi të ligjshme fitoren e vulosur sot nga Kolegji Zgjedhor, duke theksuar se qytetarët e Tiranës i besuan projektit të tij dhe koalicionit “Aleanca për qytetarin”.
“Një gëzim i ligjshëm na ka pushtuar”, tha kryebashkiaku i ri i kryeqytetit. “Është një gëzim i ligjshëm sepse kemi korrur një fitore të ligjshme, një fitore të ndershme, një fitore që është shprehje e drejtpërdrejtë e vullnetit të qytetarëve të Tiranës, që besuan në shumicë në programin tonë, në projektin tonë për një Tiranë evropiane e mbi të gjitha në seriozitetin tonë për ta vënë në jetë këtë sipërmarrje të madhe që Tirana jonë e dashur ka kohë që e meriton e që e pret”.
Pasi falënderoi të gjithë ata që e ndihmuan në këtë arritje, ai premtoi se ashtu siç u dëgjua gjatë fushatës dhe në kutitë e votimit, “zëri i qytetarëve do të dëgjohet edhe në Bashkinë e Tiranës”.
“Gjatë kësaj fushate kam dëgjuar me pasion dëshirat tuaja dhe si kryebashkiaku i ardhshëm i Tiranës do ta filloj me pasion punën dhe do të vazhdoj t’ju dëgjoj. Qytetarët kanë pasur pushtet si asnjëherë gjatë kësaj fushate dhe do të vazhdojnë të kenë edhe në Bashkinë e Tiranës”, nënvizoi ai.
/Start/
2011-07-08 21:22