E Diel, 1 Nëntor 2026

Skandali, arrestohet ish-redaktori i “News of the World”

Koulson, i cili ishte edhe shef për komunikime i kryeministrit Dejvid Kameron, po mbahet në stacionin e policisë në Londër.

Kameron ka bërë thirrje për një hetim publik të ngjarjes, të cilën e ka quajtur “thjesht të neveritshme”.

Gazeta që shitet më së shumti në Britani njoftoi se të dielën do të publikojë numrin e fundit të saj, pas 168 vjetësh ekzistencë.

E përjavshmja  ka pranuar se ka përgjuar telefonat e fëmijëve të zhdukur, pastaj të farefisit të viktimave të sulmeve terroriste të 7 korrikut 2005, dhe të familjeve të ushtarëve të vrarë në Afganistan.
/Start/

                                                                                             2011-07-08 18:43
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›