Basha fiton njësinë 8, numërohet tek 5 dhe 9-ta
UPDATE- Përfundon numërimi i fletëve të votimit në një nga njësitë e nxehta në kryeqytet duke shpallur fitues, kandidatin e Aleancës për qytetarin, Lulzim Basha. Në njësinë 8, numërimi ka përfunduar rreth orës 19:20, ku kandidati Basha ka mundur të marrë 9367 vota, ndërsa kandidati socialist, Edi Rama 6967 vota. Njësia 8 konsiderohet si një nga bastionet e demokratëve, ndërsa procesi i numërimit në këtë njësi është shoqëruar me ndërpreje të shumta.
Ndërkohë në kryeqytet vazhdon numërimi edhe në 2 njësi, në ate nr. 5 dhe në njësinë 9. Njësia 5 njeh numrin më të madhe të kutive të votimit që kanë mbetur për tu numëruar, ndërsa deri në këto moment kryeson , Edi Rama me 13 145, kundrejt kandidatit Basha i cili ka marrë 9968 vota. Nderkohe ne njesine nr.9 kane mbetur per tu numeruar edhe 7 kutit per kryetar bashkie.
Mbyllet numërimi në njësinë 11, Basha në krye
Lulzim Basha, kandidati i “Aleances per qytetarin” ka marre shumicen e votave ne njesine bashkiake numer 11, ne Tirane. Mbyllja e numerimit per kryetar bashkie ne kete njesi ka nxjerre ne krye Bashen, me nje avantazh prej 2682 votash.
Konkretisht, kandidati demokrat, Basha ka marre 13 402 vita, nderkohe qe Rama ka marre 10720 vota.