Beteja për Elbasanin, vijon procesi i numërimit

Jo vetëm për Tiranën po vijon ende beteja për kryesimin e Bashkisë, por thuajse në të njëjtat kushte ndodhet edhe qyteti i Elbasanit.
Deri tani, anëtarët e numërimit kanë numëruar 92 kuti, ndërsa mbeten për tu hapur edhe katër të tjera.
Kandidati i koalicionit “Aleanca për të ardhmen”, Qazim Sejdini kryeson me një dieferencë të thellë prej 24.592 vota, duke lënë pas kandidatin e koalicionit “Aleanca për qytetarin", Durim Hushi, i cili përfaqëson LSI-në me 16.932 vota.