E Diel, 1 Nëntor 2026

Basha flet për një model të ri qytetërimi dhe u premton nga një fidan falas qytetarëve

luliKryebashkiaku i Tiranës, Lulzim Basha, ka vizituar disa prej rrugëve të kryeqytetit, të cilat në prag të fushatës elektorale, po rikonstruktohen, për të qenë gati më 23 qershor. Gjatë fjalës së tij, Basha ka folur për një model të ri qytetërimi, ndërsa u ka premtuar qytetarëve se bashkia do tu dhurojë fidanë falas.

Siç e shikoni, rruga jo vetëm që është ndërtuar në parametrat më optimal, me trotuar, me ndriçim, janë mbjellë edhe pemët e blirit, të cilët natyrisht do të jenë një thesarë shtesë i kësaj arterie të qytetit, por me investimin e bashkisë janë rehabilituar edhe avllitë e vjetra, duke i kthyer ato në një standart padyshim evropian, i cili jo vetëm nga ana vizuale estetike përmirëson ndjeshëm pamjen e kësaj rruge. Ky standart i ri frymëzon dhe një kulturë të re, një model të ri qytetërimi, një model të ri bashkëfqinjësie midis banorëve të rinj dhe të vjetër të kësaj zone. Banorë të cilët do të përfitojnë nga Bashkia e Tiranës sipas nevojës edhe fidanë falas për të zbukuruar pjesën brenda oborreve, në mënyrë që kjo lagje, sikundër shumë lagje ku ne po ndërhyjmë, do të reflektojnë jo thjeshtë infrastrukturën më të mirë, por një model të ri qytetërimi, që ti shkojë përshtat ambicies, objektivit tonë për një Tiranë moderne evropiane, tha Basha gjatë fjalës së tij./b.l

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›