E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha garanci për objektet e trashëgimisë kulturore

Çdo monument i kulturës, apo objekt i tashëgimisë kulturore do të rehabitiltohet dhe konsevohet për të qënë treguesi i hershëm i kulturës dhe traditës shqipe. Përvoja ka treguar se mjaft kulte apo objekte të trashëgimisë janë zhdukur, vjedhur apo kanë humbur ndër dekada.

Për t`i dhënë fund këtij shembulli të keq, Bashkia e Tiranës në fillim të vitit 2012 do të japë një grant të veçantë prej 500 mije euro për të konservuar objekte të tilla me vlere kombëtare. Kryebashkiaku Luzlim Basha bën thirrje edhe donatorëve apo shoqatave të ndryshme për të investuar në këtë fond.
 

Në ditën e trashëgimisë kulturore Basha u ndal në mozaikun e Tiranës. Këtu ndodhen monumente të ruajtuara nga shteti, por me pak vizitor. Duke e konsideruar këtë mozaik si një nga shenjat e një qytetërimi të hershëm, Basha tha se do të ruaj dhe investoj për çdo vend apo objekt me këtë vlefshmëri kulturore.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›