E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokuroria kërkon 171 vjet burg për Dr. Vampirin

Prokurori publik turk Resat Uygur Soysal ka kërkuar 171 vjet burgim për mjekun turk Yusuf Ercin Sonmez.
 

Gjykata në Stamboll e akuzon Sonmezin për tregti të jashtëigjshme me organe dhe për krijim të një organizate kriminale.
 

Ai akuzohet për së kryerjen e të paktën 11 operacioneve për heqjen e organeve në klinikën Medicus në Prishtinë.
 

Sipas autoriteteve organet u shitën në Izrael, ndërsa gjykata kërkoi 171 vjet burgim edhe për ndërmjetësuesin, izraelitin Moshe Harel.
 

Më herët EULEX-i ngriti aktakuzë ndaj Sonmez, por Turqia nuk po e ekstradon shtetasn e saj duke e gjykuar atje.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›