Rexhepi: Barrikadat, gjithësesi do të hiqen
Ministri i brendshëm i Kosovës, Bajram Rexhepi, ka deklaruar se barrikadat e vendosura nga serbët e veriut të Mitrovicës, do të largohen. Ai gjithashtu është zotuar se autoritetet vendore nuk do të ndërmarrin ndonjë hap të njëanshëm.
Rexhepi ka theksuar se largimi i barrikadave është veprim i pashmangshëm pasi ato bllokojnë lirinë e lëvizjes për njerëzit dhe për mallrat.
Duke folur për AP, ai tha se çdo veprim do të koordinohet me KFOR-in dhe me misionin evropian për sundim të ligjit në Kosovë, EULEX.