E Enjte, 5 Nëntor 2026

“Basha hodhi poshtë sakrificat e 8 viteve opozitë”, dorëhiqen 13 anëtarë të Kryesisë së PD Korçë

 

13 anëtarë të Kryesisë së Partisë Demokratike, dega Korçë, kanë dhënë të martën dorëheqjen nga funksionet që mbajnë, njoftojnë disa media.

Mes tyre është dhe ish-kreu i PD-së Korçë, njëherësh anëtar i Këshillit Kombëtar të PD, Andrea Mano, dhe sekretari i PD dega Korçë Devis Osmani.

Dorëheqja e tyre argumentohet me motivacionin  se kreu i PD-së Basha me arrogancën e tij po e kthen PD në një parti klienteliste dhe në funksion vetëm të interesave personale.

Sipas tyre, Basha me veprimet dhe mosveprimet e tij ka hedhur poshtë të gjithë punë e tyre të ngritur me mund dhe sakrifica gjatë 8 viteve opozitë.

“Gjithashtu, me këtë mënyrë drejtimi, mendojmë se Partia Demokratike po mbahet qëllimisht e frenuar prej tij për të luftuar qeverisjen katastrofike të Edi Ramës.Të ndodhur në këto kushte, e gjejmë të pamundur të ushtrojmë funksionet tona dhe të shohim me optimizëm drejt së ardhmes të kësaj partie.Theksojmë me forcë, për ti mbyllur rrugën të gjitha hamendësimeve, se jemi dhe mbetemi anëtarë të Partisë Demokratike dhe mbështetës të ideve dhe vlerave që ajo mbart që nga dita e krijimit të saj” bëhet e ditur në deklaratën e dorëheqjes.

"Basha hodhi poshtë sakrificat e 8 viteve opozitë","Basha hodhi poshtë sakrificat e 8 viteve opozitë","Basha hodhi poshtë sakrificat e 8 viteve opozitë",

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›