Basha i kerkon llogari Aleat-it per mos realizim te objektivave
Ministri i Brendshem Lulzim Basha ka zhvilluar nje takim pune me drejtuesit e kompanise koncesionare Aleat e cila prodhon leternjoftimet elektronike dhe pasaportave biometrike ne Shqiperi
Takimi eshte zhvilluar per te analizuar mos realizimin e premtuar nga qeveria per hapjen e kater pikave per te aplikuar per pajisjen me keto dy dokumente. Nga qeveria ishte premtuar qe nje gje e tille te behej e mundur ne Itali dhe Greqi.
Kemi rene dakord qe procesi te nise ne kater qendra konsullore te Shqiperise jashte vendit ne Rome ne Milano ne Athine dhe ne Selanik.
Nderkohe qe jane bere te gjitha pergatitjet e nevojshme une dua te shpreh preokupimin tim qe proceduara e aplikimit nuk ka nisur akoma.
- eshte shprehur Basha duke kerkuar ne kete takim analizimin se perse ende nuk eshte bere e mundur nje gje e tille. Ministri i Brendshem nuk ka perjashtuar mundesine qe ne te ardhmen nje sherbim i tille te ofrohet edhe ne SHBA.
Basha beri me dije se deri me tani 2.6 milion qytetare kane aplikuar dhe jane pajisur me leternjoftime elektronike ndersa 1.5 milion jane pajisur me pasaporta biometrike.