Teatri i Kosoves ne Tirane me dy shfaqje
Dy shfaqje nga Teatri Kombetar i Kosoves vijne kete fundjave ne Teatrin Kombetar ne Tirane. Drama Heshtja e shkruar nga Refet Abazi me regji te Arta Kallabes shfaqet neser ora 19.00. Me aktoret Xhevdet Jashari Yllka Gashi un Lajci Igballe Qena Bislim Mucaj Leonora Mehmeti Enver Petrovci Donat Qosja.
Skenografia eshte realizuar nga Bujar Muca. Kostumet Maria Pupuncevska.
Te dielen shfaqet Vdekja dhe Vasha e Ariel Dorfman me regji te Fatos Berishes.
Ne shfaqjen e Berishes interpretojne Yllka Gashi Shkumbin Istrefi Luan Jaha.
Skena dhe kostumet Yllka Brada.
Te shtunen ora 12.00 regjisoret bashke me aktoret flasin per shfaqjet ne nje konference per shtyp ne Teatrin Kombetar. Ne mes te muajit shkurt nje tjeter shfaqje pritet te vije nga Kosova. Nuk eshte vendosur ende se cila. Nuk jane vendosur as cilat prodhime te Teatrit Kombetar do ti prezantohen publikut kosovar ne kuader te kesaj pervoje shkembimesh qe dy teatrot shqipfolese po realizojne.