E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi refuzon serish Komisionin Hetimor

Keshilltari ligjor Spiro Peci theksoi se kerkesa drejtuar presidentit ka prapavije politike


Kreu i shtetit refuzoi dje per te dyten here ftesen e Komisionit Hetimor per te raportuar per ngjarjet e 21 janarit.


Permes nje letre drejtuar presidentit per ngjarjen e 21 janarit Eduart Halimi i kerkoi presidentit te Republikes te deshmoje ne komision per demonstraten. Shkelqesia e tij Prof. Dr. Bamir Topi nuk eshte thirrur per te deshmuar sic parashikohet ne nenin 16 te ligjit nr. 8891 date 2.05.2002 Per organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore te Kuvendit dhe nenin 162 te Kodit te Procedures Penale.


Presidenti i Republikes eshte thirrur ne kete Komision Hetimor Parlamentar per te percjelle te dhena informacione dhe dokumente zyrtare si titullari i vetem i institucionit te Presidences.


Ne shpesojme se Presidenti do ti pergjigjet ketij detyrimi ligjor tha Halimi. Anetaret e komisionit shprehen gatishmerine qe ne permbushje te detyrimeve ligjore ta zhvillojne seancen degjimore edhe prane institucionit te Presidentit. Por pergjigja e kreut te shtetit mbetet e pandyshuar. Ka qene serish keshilltari juridik i kreut te shtetit Spiro Peci i cili e cilesoi kerkesen drejtuar presidentit te veshur me nje prapavije politike ose me se paku si nje miopi juridike.


Per keshilltarin Ligjor te Presidentit neni ne te cilen bazohet kerkesa e Komisionit ben fjale per te drejten e zhvillimit te nje seance degjimore me titullare institucionesh per ti pyetur e per te kerkuar dokumente ose informacione zyrtare prej tyre.


Sipas tij vetem ata qe nuk kane koncepte mbi institucionin dhe titullaret e institucioneve dhe nuk lexojne apo nuk duan te lexojne Kushtetuten e vendit e njehsojne Presidentin e Republikes me nje titullar institucioni. Juristi Peci sqaroi se presidenti mund te kerkoje mendim dhe te dhena me shkrim nga drejtuesit e institucioneve shteterore per ceshtjet qe kane te bejne me detyrat e tyre por ne asnje rast Presidenti i Republikes nuk ka detyrimin per te dhene informacione. Luis Tanushi

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›