E Enjte, 5 Nëntor 2026

Basha i përgjigjet Berishës: Nuk ka kthim pas, partneriteti me SHBA i pacënueshëm

Një ditë pas ish-kryeministri, Sali Berisha, ju referua si ish-kryetar i PD, Lulzim Basha, nuk preferoi të komentojë gjatë takimin e një ditë më parë të Berishës me anëtarësinë, por theksoi se partneriteti i PD-së me SHBA mbetet i pacënueshëm. Basha shtoi se në lidhje me vendimin e tij nuk ka më kthim pas.

“Nuk kam asgjë për t’i shtuar asaj që kam deklaruar një javë më parë përsa i përket kontributit të Berishës për zhvillimin e demokracisë dhe aleancës me SHBA-të. Dua të jem i qartë: Aleanca dhe partneriteti i PD-së me SHBA-të duhet dhe do të mbetet i pacënueshëm në interesin më të mirë të demokratëve shqiptarë të së nesërmes shqiptare. Dhe për këtë arsye në së bashku me të gjithë shqiptarët do të bëjmë gjithçka për të realizuar më të mirën e mundshme, tha Basha.

Prononcimi i plotë

Lulzim Basha: 77 votat e sotme, janë formalizimi i PPP-së, Rama-Doshi-Rakipi bashkë me kriminelët e dosjes 184, të vjedhjes së zgjedhjeve në Dibër dhe të Dosjes 339 të Shijakut bashkë me Rahman Rrajën të njohur ndërkombëtarisht për rekordet e tij kriminale, janë fatkeqësia më e madhe për çdo shqiptarë, janë fatkeqësia kombëtare. Qëllimi i kësaj PPP, i kësaj pakice plaçkitësish është të pasurojnë veten e tyre, të mbajnë pushtetin në kurriz dhe në kosto të familjeve shqiptare. Qëllimi ynë është të bëjmë gjithçka për t’i larguar këta armiq të demokracisë nga salla e parlamentit dhe për t’i kthyer shqiptarëve demokracinë, parlamentin dhe qeverisjen e vullnetit të tyre të lirë.

Pyetje: Zoti Berisha tha që nuk e sillni dot Partinë Demokratike në pushtet.

Lulzim Basha: Nuk kam asgjë për t’i shtuar asaj që kam deklaruar një javë më parë sa i përket kontributit të Sali Berishës për zhvillimin e Shqipërisë, demokracisë dhe aleancës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por dua të jem fare i qartë, aleanca dhe partneriteti i Partisë Demokratike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duhet dhe do të mbetet i pacenueshëm në interesin më të mirë të demokratëve shqiptarë, në interesin më të mirë të së nesërmes së Shqipërisë dhe shqiptarëve. Dhe për këtë arsye ne së bashku me të gjithë shqiptarët që me zi po presim ndryshimin, do të bëjmë gjithçka për ta realizuar aspiratën e tyre për ndryshim. Nuk ka kthim pas!

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›