E Enjte, 5 Nëntor 2026

Kuvendi miraton qeverinë “Rama 3”

Me 77 vota pro, 53 kundër dhe 1 abstenim Kuvendi ka miratuar qeverinë e re dhe programin qeverisës të saj për katër vitet e ardhshme. Seanca maratonë e nisur paraditen e djeshme, ka përfunduar me votimin që është kryer sot në orën 6.30 të mëngjesit.

Seanca nisi me paraqitjen e programit politik dhe përbërjen e Këshillit të Ministrave, nga kryeministri i emëruar me dekretin e Presidentit të Republikës. Më pas seanca vijoi me përgjigjet e pyetjeve të deputetëve nga anëtarët e Këshillit të Ministrave. Seanca vijoi më tej me debatin mbi programin politik dhe përbërjen e Këshillit të Ministrave, i cili vijoi deri në orët e para të mëngjesit të ditës së premte.

Tashmë me votëbesimin nga Kuvendi, Kryeministri, zëvendëskryeministri dhe ministrat e kabinetit do të betohen para Presidentit, të cilin vetë e shkarkuan vetëm pak muaj më parë. 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›