E Diel, 1 Nëntor 2026

Basha inaguron rrugën Pjetër Bogdani: Investimet sishin për fushatë

basha-rrugaTiranë- Kreu i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, ka inaguruar sot përfundimin e punimeve për restaurimin e rrugës Pjetër Bogdani, ndërsa ka thënë se asnjë investim nuk ishte për arsye elektorale.

Sipas tij investimi ka qenë 40.9 milionë lekë, ndërsa rruga ka një gjatësi prej 541.5 m, gjerësi 6 m dhe trotuare në dy anët me gjerësi 2 m. Përgjatë saj janë ndërtuar kanalizimet e ujërave të zeza, si dhe janë mbjellë pemë dhe nuk do të mungojë as ndriçimi.

Sot ndodhemi në një nga zonat më të populluara të Tiranës dhe po kështu një nga më të frekuentuara gjatë ditës dhe gjatë natës. Ndaj ndjej një kënaqësi të veçantë që në këtë moment shkelim në një rrugë të rindërtuar tërësisht nga Bashkia e Tiranës, e cila është evidentuar prej kohësh si një problem për banorët, në çdo parametër të munguar të saj, por që sot është rindërtuar në parametra të plota, në standarte të plota, që nga nëntoka e deri tek pemët dhe ndriçimi. Kush ka pasur meraqe se këto ishin punët elektorale e kupton fare mirë se këto në fakt janë punë qytetare që i përgjigjen nevojave të qytetit, nevojave të qytetarëve,- deklaroi kryebashkiaku Basha.

Më tej ai tha për mediat se krahas përfundimit të një numri të madh investimesh që kanë nisur dhe janë drejt fundit, të tjera projekte do të nisin gjatë ditëve në vijim.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›