Basha inauguron punimet në rrugën Pandi Stillo: Rruga, një premtim i mbajtur
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha ka inauguruar sot punimet në rrugën Pandi Stillo.
Në fjalën e tij, kryebashkiaku Basha ka theksuar se rruga është një premtim i mbajtur i bashkisë ndërsa paralajmëroi se javën tjetër do të nisë koncesioni për terminalin multimodal.
Kjo rrugë është tregues që Bashkia u shërben qytetarëve. Është një tregues që ne s`kemi dalimi mes qendrës dhe periferisë. Rruga është një premtim i mbajtur pasi ne flasim me vepra dhe jo me fjalë. Ne jemi të angazhuar për ndërtimin e terminalit multimodal dhe javën tjetër do të nisë koncesioni për terminalin është shprehur Basha.
I pyetur nga mediat në lidhje me mbledhjen e Këshillit Bashkiak, kryebashkiaku Basha u shpeh se kjo do të nddhë atëherë kur të kërkohet në mënyrë të ligjshme.
Gjithashtu kryebashkiaku Basha premtoi se në të ardhmen do të nisë puna për ndërtimin e Unazës së Madhe nga Qyteti i Nxënësve deri tek qendra Kristal.