E Diel, 1 Nëntor 2026

Prokuroria kërkon 3 vjet burg për ish-gjyqtarin Neritan Tabaku

Prokuroria ka kërkuar 3 vjet burg për ish gjyqtarin e Durrësit Neritan Tabaku, me akuzën për shpërdorim detyre.

Në seancën që u mbajt në Gjykatën e Tiranës, Prokurori Julian Zonja ka kërkuar gjithashtu që Tabaku të mos ushtrojë për 5 vite rrjesht profesionin e gjyqtarit.

Sipas prokurorit Zonja, ish-gjyqtari Tabaku ka dëmtuar interesat e drejtësisë pasi ka penguar apelimin e çështjes nga prokuroria.

Pas dhënies së pretencës, trupi gjykues ka shtyrë për në 18 shtator vendimin për gjyqtarin Tabaku, seancë ku mbrojtja do të japë konkluzionet e saj.

Ish-gjyqtari Neritan Tabaku akuzohet për shpërdorim detyre, pasi liroi dhe më pas vonoi zbardhjen e vendimit për Ilir Xhakjen, i cili gjatë kohës që ishte në liri, ekzekutoi shefin e Komisariatit të Shijakut, Adem Tahiri

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›