E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama në Vlorë, viziton zyrën e deputetit në Skelë

Pas Shkodrës ku zhvilloi mbledhjen e qeverisë së re, kryeministri i ardhshëm Edi Rama i është drejtuar Vlorës, qytet ku u zgjodh si deputet i Kuvendit të Shqipërisë.

Rama është parë paraditen e sotme duke hyrë në zyrën e tij të deputetit në zonën e Skelës në Vlorë ndërsa mendohet se arsyet e vizitës së tij është inagurimi i kësaj zyre.

Gjatë muajit gusht, Rama paralajmëroi se në fillim të shtatorit do të hapë në Vlorë Zyrën e Deputetit, që do të funksionojë si një urë lidhëse mes qytetarëve dhe përfaqësuesit të tyre.

Rama është shprehur më herët se kjo zyrë nuk do t’u mbivendoset zyrave të shtetit dhe nuk do të trajtojë çështje të kompetencës së shtetit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›