E Diel, 1 Nëntor 2026

Basha kredimarresi ne nevoje me unaze diamanti

E bleme se kredia ishte me e lire se qeraja - tha mbreme ne emisionin 5 pyetje nga Babaramo kandidati i PD per Tiranen Lulzim Basha kur u pyet lidhur me blerjen e nje shtepie ne Holande e cila mbart shume dyshime dhe deklarime kontradiktore e te pabesueshme nga palet.

Gjithsesi nga kjo deklarate kuptohet se Basha kishte nevoje te kursente. E kuptueshme. Por nese i hedh nje sy deklarates se pare te pasurise se Bashes ku renditen nga vete ai pasurite e blera gjate viteve 2002 dhe 2003 ka dicka qe stonon shume me kete nevoje per kursim. Kredia eshte marre ne dhjetor 2001 dhe kush merr kredi e di qe dy vitet e para jane me te veshtiret sidomos per ata qe kane nevoje te kursejne.

Por te deklarimet e Bashes shohim se pikerisht keto muaj te pare menjehere pas marrjes se kredise jane mbushur me blerje pafund.

Deklarata e firmosur nga vete Basha ne tetor 2005 tregon se pasi merr nje kredi prej rreth 200 mije eurosh per shtepi ne Hollande Basha shpenzon ne Shqiperi rreth 400 mije euro te tjera per te blere tre apartamente nje ne Durres dhe dy te tjera ne Tirane.

Si nje miliarder tipik smund te mos blinte edhe piktura prej mijera eurosh servise porcelani makina luksoze dhe unaza me diamante. Si eshte e mundur per nje kredimarres nga nevoja

Perfytyroni momentin kur sapo keni perfunduar shkollen e larte me sakrifica te medha e pas saj keni mundur te gjeni nje pune te mirepaguar ne Kosove nga ato lloj punesh te paguara shtrenjte nga nderkombetaret.

Po ne ato kohe perfytyroni momentin kur keni plotesuar nje enderr qe shume njerez te tjere nuk arrijne ta plotesojne edhe pasi kane jetuar gjysmen e jetes se tyre keni marre nje kredi prej me shume se 200 mije eurosh me nje interes stabel prej 4.2 perqind

Me ate kredi keni mundur te blini edhe nje shtepi shume te mire ne nje qytet te rendesishem te Holandes ne Utrecht atje ku kryqezohen rruget kryesore te ekonomise dhe infrastruktures se nje prej shteteve me mireqenien me te larte ne Europe.

fare ndjeni
Gezim Patjeter qe po
lirim Sigurisht sepse e keni blere shtepine

Shqetesim Ankth do te pergjigjej nje i ri i zakonshem i cili pavaresisht lumturise per blerjen e shtepise ndoshta sdo ta zinte dot gjumi qetesisht teksa cdo nate do te mendonte se si do e shlyente borxhin prej qindra mijera eurosh qe banka me e madhe e Holandes Post Bank ia ka dhene ne nje kohe kur po ndiheshin shenjat e pare te krizes boterore financiare...

Lulzim Basha gjeti nje pune te mire ne Kosove pasi u diplomua me sakrifica te medha ne Holande sic deklaron vete shkoi pastaj para noterit bleu nje shtepi ne rrugen me te qete te Utrecht-it pasi kishte marre nje kredi prej mbi 200 mije eurosh ne banken me rigozoze te Holandes Mirepo cfare ben ato dy tre vitet e para kur duhet te paguante shumat marramendese per te shlyer kredine

Ble edhe tre shtepi te tjetra. Nje shtepi ne Tirane me 205.000 dollare ne vitin 2003. Nje shtepi tjeter ne Durres me 33 mije euro ne vitin 2005. Po gjate asaj kohe kur ishte duke lare kredine ne Hollande ble nje tjeter apartament ne Tirane me 62 mije dollar ne vitin 2002. Sa behen deri tani Plot 267 mije dollar si edhe 33 mije euro Pikerisht gjate kohes kur duhet te shlyente edhe kredine prej mbi 200 mije dollaresh ne Holande

Po tani si ndiheni kur e vini veten ne vendin e ketij njeriu te diplomuar me sakrifica fatlum per punen ne Kosove dhe krejtesisht transparent Po nuk mbaron me kaq ne vitin 2004 zoteria ne fjale ble edhe nje automjet Mercedes-Benz me cmimin 72 mije euro.

Le te bejme tani llogarine e plote Kerkon kredi ne Hollande dhe merr nga banka plot 199 726 euro. Kjo kredi si edhe gjithe shpenzimet e tjera te siperpermendura arrijne ne shumen totale prej 304.726 euro - 267 000 dollare. Me kursin e kembimit ne ato vite perllogaritet qe zoti Basha te kete qarkulluar ne llogarite e tij bankare te pakten 800 milion leke Kur sapo kishte perfunduar shkollen e larte... dhe kur sapo kishte nisur te firmoste per here te pare ne bordero...

Mendoni se eshte vetem kaq Absolutisht jo Nje person qe ble nje makine qe kushton te pakten 100 milion leke 72 mije euro sigurisht qe do te bleje edhe objekte e sende te ndryshme luksi.

Ne vitin 2003 Z. Basha bleu nje pikture qe kushtonte 6.500 euro. Po ate vit bleu edhe nje ore dore qe kushtoi 5.200 euro. Nje vit me pare kishte blere nje tjeter ore dore qe kushtonte 4.500 euro. Ne vitin 2003 zoteria bleu madje edhe nje unaze me diamante qe kushtoi 11.500 euro. Dhe per tI vene vulen ne vitin 2004 bleu edhe nje servis porcelani qe kushtoi plot 6.800 euro.

Le ti bejme edhe njehere llogarite 304.726 euro - 34500 euro te tjera me objekte luksi - 267 000 dollare Ne total nga viti 2001 deri ne vitin 2005 kur edhe erdhi ne politike ky person ka qarkulluar ne llogarite e tij bankare peraferisht 1 miliard leke

ILDKP 450-a eshte 510

Shekulli i ka nisur dje nje leter ILDKP- se pas nje njoftimi te saj ku kundershtohet shifra 450 mije gulden e blerjes se shtepise ne Holande shifra shihet qarte ne kontraten e blerjes nga Kadastra Holandeze dhe jepet si shifer reale ajo qe ka deklaruar Basha 510 mije gulden.

Ne pritje te pergjigjes po bejme nje analize te shkurter te njoftimit te ILDKPse i cili eshte joserioz dhe calon edhe ne aritmetiken e thjeshte.

ILDKP nuk jep pergjigje per pyetjet qe i jane drejtuar bazuar ne pergjegjesite ligjore qe ky institucion ka por ben nje cirk shifrash per te dale tek nje shifer te cilen dokumentacioni holandez e hedh poshte me kokefortesi.

Ja pjese nga deklarata Nga kontrata e shitblerjes administruar ne ILDKP rezulton se apartamenti eshte blere ne shumen 480.690 GNL e cila perbehet nga 445.454 GNL plus 45.000 GNL e cila eshte depozite garanci per kredine e marre. Kjo e dhene eshte sqaruar nga subjekti ne procesverbalin e mbajtur ne ILDKP me 30.09.2006. Ndersa diferenca prej 29.310 GNL 10.407 euro eshte shuma e deklaruar nga subjekti si rente per kredine e apartamentit....

E para dy dokumentet e perballur ne media jane shume te qarte njeri eshte deklarata e pasurise se ministrit tjetra kontrata e shtepise per te cilen behet deklarata. Njera thote 510 tjetra thote 450.

ILDKP cfare na sqaron Qe kjo 450-shja e kontrates holandeze duhet te ishte 510 Sigurisht qe ajo mund te behet 510 me cfaredolloj cirku numrash por puna eshte qe ne kontrate shifra e blerjes nuk eshte as 445 e as 480.

Po ia leme edhe ne kete rast fajin noterit holandez dhe po besojme Bashen qe ky noter eshte shkolluar te Plepat ne Durres. Vijme te matematika e thjeshte. ILDKP vazhdon te sqaroje me zell te pazakonte se shuma prej 480.690 GNL perbehet nga 445.454 GNL plus 45.000 GNL e cila eshte prape sipas ILDKP-se depozite garanci per kredine e marre.

Ne e mblodhem kete shume si me leter e laps ashtu edhe me makine llogaritese dhe na doli i njejti perfundim 445.454 - 45.000 = 490.454 dhe jo 480.690 sic thote ILDKP. 1-1 nuk bejne 3 sado te perpiqesh.

Me pas thone se ne cmimin e shtepise perfshihet edhe nje depozite e vendosur si garanci per kredine e marre. Te gjithe e dime qe depozita eshte pasuri e atij qe e depoziton d.m.th. e Lulzim Bashes dhe ska budalla sot te besoje qe leket qe rrine ne depoziten e Bashes na u llogaritkan ne vleren e cmimit qe e perfiton shitesi.

Me pas ende nuk u del llogaria shifra duhet te shkoje patjeter 510 dhe ia kepusin aty per aty Pjesa tjeter eshte rente. Pyetjes se Shekullit se cfare nenkupton me fjalen rente firmosesi i deklarates se djeshme iu pergjigj se behej fjale per nje takse holandeze. Kurse ne nje media tjeter dje online e kishte prezantuar si qira d.m.th. ideja eshte qe kjo shtepia ndoshta do te jepej ca me vone me qira apo dicka e tille.

Situata nuk eshte aspak serioze. Perpjekja per konfuzion eshte e qarte dhe eshte kthyer tashme ne te vetmin reagim perballe fakteve. Shifrat jane aty. Jane vetem dy shifra ne dy dokumente dhe nuk perkojne. Ligji thote qe duhet te perkojne. Kush shkel ligjin denohet deri ne 3 vjet burg. Kaq.

Tjetra ILDKP i shmanget pyetjes me te rendesishme Ky zyrtar e ka shitur kete shtepi ne prill 2008. shte e zeze ne te bardhe kjo date ne gjithe dokumentin kadastral. Kurse e ka deklaruar T SHITUR madje edhe me shifren e sakte ne deklaraten per levizjet financiare te 2007-s. Jane prape kokeforta dokumentet.

Edhe ne kete rast jane dy dokumente dhe dy shifra. Nuk ka nevoje per rremuje. Data e shitjes ne kontraten holandeze eshte prill 2008. Deklarata e pasurise se ministrit eshte e vitit 2007. Apo ka ndodhur para Krishtit dhe duhet ta numerojme mbrapsht Ah po. E ka fajin noteri...



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›