E Shtunë, 31 Tetor 2026

Noteri holandez Ngaterruam vizen ne pasaporte me kopertinen


Noteri holandez pranon se ia ka shitur pronen si qytetar amerikan. Te paqarta favoret qe ka pasur Basha nga ky gabim i rende ligjor


Pashe nje vize amerikane ne pasaporten e Bashes mendova se ishte pasaporte amerikane. Ky eshte thelbi i reagimit te djeshem te noterit holandez qe ka perpiluar dokumentacionin e blerjes se shtepise ne Utrecht nga Basha dhe Isufi.
Pas disa ditesh presioni mediatik noteri holandez qe ka pergatitur kontraten per blerjen e shtepise ne Holande nga Basha ka pranuar se ka bere nje gabim me pasaporten e tij gjate blerjes se shtepise ne Utreht. Noteri ka deklaruar se ka shenuar gabimisht qe Basha eshte mbajtes i nje pasaporte amerikane kur ai eshte mbajtes i nje pasaporte shqiptare. shte e paqarte se si dy juriste me diplome te kene bere nje gabim te tille por pranimi i skandalit nga ky noter e komplikon kete ceshtje.
Nje gabim i tille i rende ben qe Basha te vihet serish nen dyshim. Deklaratat e tij dhe te noterit qartesojne se Basha ka blere nje prone si qytetar amerikan duke iu nenshtruar keshtu te tjerave lehtesi e rregulla ne taksa e detyrime. Po ashtu paraqitja e tij si amerikan me shume gjasa lidhet me mundesine ose pamundesine e tij per te blere nje prone ne Holande. eshtja ka hyre ne nje spirale mashtrimesh. Po ashtu vete noteri duhet te mbaje pergjegjesi per kete gabim e jo thjesht te deklaroje se do beje nje korrigjim ne kontraten e shitjes se shtepise.
E habitshme eshte qe zyra noteriale ne fjale refuzoi per tri dite rresht korrespodenten holandeze te Shekullit qe po ndjek ceshtjet e pasurive te pajustifikuara te Bashes duke i deklaruar se te dhena te tilla nuk jepen sepse eshte shkelje ligji. Stafi i Bashes ka arritur ta marre pa kufizime ligjore kete deklarim.

Deklarata e noterit holandez eshte mese e cuditshme. Ai ka thene se ka pare nje vize amerikane ne pasaporte dhe ka menduar se eshte pasaporte amerikane. Noteret qe pyetem mbreme nese mund te jete thjesht gabim nje situate e tille u shprehen se qe te identifikosh nje pasaporte nga vizat kjo eshte hera e pare qe e degjojme.

Sqarimi i noterit holandez eshte bere me nje njoftim te shperndare nga shtabi i Bashes

Me date 21 dhjetor 2001 perpara meje Ritzo Jacob Holtman noter i te drejtes civile ne Mbreterine e Vende te Uleta Holande u paraqit per hartimin/ekzekutimin e nje konktrate shit-blereje dhe tranferimi pasurie te patundshme Zoti Basha lindur me 12 qershor 1974 ne Tirane Shqiperi per identitetin e te cilit u sigurova nga pasaporta shqiptare me numer identifikimi 0160138 e dorezuar ne pranine time. Ne kete pasaporte shqiptare ishte vulosur nje vize Amerikane e Shteteve te Bashkuara te Amerikes. Nje punonjes i zyres sone noteriale pasi fotokopjoi faqen e pasaportes ne te cilen ndodhej viza amerikane bashkengjitur shenoi gabimisht ne kontraten e transfertes se prones se paluajtshme se pasaporta ne fjale ishte amerikane cka ishte nje shenim i pasakte nga ana e punonjesit. Kontrata duhej te shkruante se z. Basha u identifikua nga pasaporta e tij shqiptare - thuhet ne deklaraten e noterit .


Brace Reagime joserioze mungese reagimi nga ILDKP


Jo serioz dhe me gabime e konsideroi sot Partia Socialiste sqarimin zyrtar te ILDKP-se ne lidhje me deklarimin e ish-ministrit Bashes per shitjen e shtepise ne Holande.

Ne e konsiderojme faj mungesen e veprimit ligjor nga ILDKP-ja per deklarimin e rreme te ministrit Basha lidhur me shitjen e nje prej shtepive te tij te shumta te shumperfolures shtepi ne Holande dhe shlyerjen e kredise ne shumen prej 199 726 euro me para qe nuk ekzistonin ligjerisht ne kohen e deklaruar te shlyerjes se saj.

Ne po presim qe ministri Basha te pergjigjet per kete mashtrim nderkohe qe presim nga ILDKP-ja veprim ligjor per kete deklarim te rreme tha sot deputeti i Partise Socialiste Erion Brace.

Tri dite me pare ne i kerkuam Lulezim Bashes ne cilesine e ish-ministrit te Transportit ish-ministrit te Jashtem ministrit te Brendshem ne detyre ate dite nje rrefim te ndershem lidhur me detyrime te tij qe burojne nga veprimet e tij dhe ligjet ne fuqi

Lulezim Basha nuk pergjigjet Ai nuk pergjigjet per pasurine ai nuk pergjigjet per identitetin e tij te shumfishte. Pergjigja e nje ish-ministri nuk eshte nje ceshtje personale por nje detyrim qe rrjedh nga ligjet ne fuqi qe rregullojne marredhiet e nje funksionari publik me pasurine e interesat dhe marredheniet e nje funksionari publik me dokumentat zyrtare.

Mungesa e pergjigjeve prej tij po kompromenton rende institucione kushtetuese te perfshira nga Lulezim Basha te pergjigjen per te theksoi Brace per mediat.

Ndersa ne lidhje me pasaporten amerikane te perdorur nga Basha ne kontraten e blerjes se shtepise ne Holande Brace tha se forca qe ai perfaqeson ka arsye te besoje qe nuk eshte thjesht nje lapsus sic pretendon vete ish-ministri.

Ministri Basha ka pohuar dy dite me pare se pasaporta e deklaruar ne aktin noterial te blerjes se shtepise ne Holande eshte shqiptare dhe cilesimi amerikane eshte nje lapsus i noterit

Ne kemi arsye shume te forta te dyshojme se eshte shume me teper se kaq
shte mashtrim me dokumente zyrtare ne perfitim pasurie

Ndaj ne e sfidojme sot ministrin Basha
Dorezo pasaporten me numer 0160183 Dorezo dhe gjashte pasaportat e tjera te poseduara dhe te perdorura prej teje Te genjesh ne fushate elektorale eshte e para per politikane te llojit Basha Te perfshihesh ne mashtrim te shumfishte nga detyra e ministrit eshte shkelje e ligjit dhe ndeshkimi i tij eshte i pari per qytetaret tha Brace.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›