Stafi i Bashes Pasaportat e shumta me leje te Milos ne 98

Shtabi elektoral i kandidatit Lulzim Basha ka derguar per median nje rregullore te Ministrise se Jashtme te firmosur nga ish/ministri Paskal Milo ku thuhet se nje ministri te Jashtem i lejohet te mbaje dy pasaporta.
I pyetur nga gazeta Milo tha se kjo rregullore u miratua ne ate kohe e kushtezuar nga rrethanat pasi ishte konflikti i Kosoves kur udhetimet dhe kontaktet me jashte ishin shume te shpeshta per kreret e vendit.
Gjithashtu nevoja lindi dhe per shkak se shume ambasada te vendeve ku duhej te udhetonin kreret e shtetit shqiptar nuk kishin zyra ne Tirane. Per te marre nje vize ne pasaporten diplomatike duhej qe pasaportat te dergoheshin ne Rome. Ne kete menyre u pa e rruges qe te lejohej mbajtja e dy pasaportave njeren kreret e shtetit kreu i shtetit kryeministri ministri i jashtem dhe sekretari i MPJ-se.
Arsyetimi qe ben zoti Milo eshte i thjeshte njeren pasaporte zyrtari ne fjale e mbante me vete ndersa tjetren e dergonte per vize ne Rome kur nevojitej te udhetonte ne vendet qe nuk kishin ambasada ne Tirane. Zoti Milo nuk deshiron te beje interpretime te metejshme te rregullores dhe te faktit qe nje minister i jashtem pas gati 10 vitesh qe eshte miratuar kjo rregullore vendos te nxjerr tre pasaporta diplomatike jo dy sic parashikonte rregullorja.
Ai thote se interpretimet i bejne mediat ne kete rast ndersa shton se i kishte dale nga kujtesa ekzistenca e nje rregulloreje te tille pasi ajo i kishte sherbyer kohes kur u miratua.
Ndersa stafi i Bashes nuk sqaron se pse ministri ne vitin 2007 duhej te levizte me tre dokumente identifikimi diplomatike. Stafi mjaftohet me argumentin se kjo rregullore parashikon qe funksionaret e Larte te Shtetit perfshire edhe Ministrin e Jashtem mund te mbajne me shume se nje pasaporte diplomatike.
Kjo rregullore e Milos hedh poshte akuzat e Partise Socialiste ndaj z.Basha per ceshtjen e mbajtjes se me shume se nje pasaporte thuhet ne njoftimin e zyres se Bashes.